Mbyllet procesi zgjedhor në LSI/ Silva Caka jep shifrat: Pjesëmarrja 80.7%! 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht, mbi 16 mijë online

0
86

Ne perfundim te zgjedhjeve brenda LSI, kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat.

Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

Ajo shprehet vetë se ishte e surprizuar duke parë qytetarët që qëndronin në radhë për të votuar sot në LSI, teksa premton se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik.

”28 mijë e 285 anëtarë të LSI votuan fizikisht. 16 mijë anëtarë votuan online.
Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është demonstrim i një dëshire për të qenë pjesë në vendimmarrje. Askush nuk i ndalon ashtu si më 25 prill.
Pandemia dhe varfëria nuk ndalojnë demokraci. Pa organizim e popull s’ka demokraci.
Ky votim masiv është thirrje kumbuese për në zgjedhje. SHembull i partisë së solidaritetit social, në këto kushte kur shqitparët duan një politikë.
Jam e suprizuar. Qytetarët qëndruar në radhë të gjata. Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore që 25 prilli nuk do jetë vetëm rotacion politik, por do shembet sistemi i kalbur.”- tha Caka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here