Standard.al

Kryemadhi: Pres me padurim zgjedhjen e ekipit të ri drejtues, jam e lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat…

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi votoi sot në njësinë Nr.5 në Tiranë.

Kryemadhi ka folur për mediat pas votimit në zgjedhjet brenda partisë që do përcaktojnë strukturat drejtuese të kësaj force politike.

Kryemadhi e vlerësoi si të jashtëzakonshme pjesëmarrjen në votimet e para elektronike të një partie në Shqipëri, duke shtuar se LSI është e para parti që ka futur votimin një anëtar një votë, kuotat gjinore 50 për qind dhe përfshirjen e të rinjve në strukturat drejtuese.

Sot unë dhashë një votë si të gjithë anëtarët e tjerë të LSI. Ndjej kënaqësi që në listën për delegatë shikoj shumë gra dhe të rinj që i janë bashkuar LSI gjatë kohës së opozitës. Unë sot kandidoj për t’u riemëruar, por po pres me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI-në në misionin kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve punësim, arsimin e merituar, dhe standard jetese.

Doja të kisha një përgëzim për votimin online, që ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në emigracion dhe do të kthehen. Jam i lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Ekipi i LSI me studentët e LRI i kanë dhënë mesazh politikës shqiptare. Për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë të duash vendin tënd. Rinia shqiptare jo vetëm është energjia, është zemra e popullit shqiptar”, u shpreh Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.