Standard.al

Kryemadhi: Njerëzit, të etur për të qenë të përfshirë, shqiptarët nuk i mund as varfëria as diktatura…

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka votuar sot në orën 12:20 në Tiranë, për zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave të reja drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim .

Kryemadhi, në një deklaratë për mediat pas votimit, tha: “Ne jemi forca e parë politike që kemi krijuar votimin elektronik; të parët që sollëm “një anëtar, një votë”; të parët me kuotën ligjore; të parët që përfshimë 30% të rinj në strukturat drejtuese, kështu që edhe ky votim online është një risi.

Në kuadrin e pandemisë ne e kishim të domosdoshme dhe në kushtet e lëvizjes së shumë të rinjve që kanë ikur jashtë, kërkuam t’u japim një mundësi për të votuar dhe ata do të kthehen më 25 prill për të votuar.

Ky proces nuk tregoi gjë tjetër por se njerëzit janë të etur për të pasur përfshirje, për të qenë vendimarrës dhe jo për të lënë fatet e tyre në dorë të një grushti njerëzish.”

Kryemadhi theksoi ndër të tjera se “shqiptarët nuk i mund as varfëria as diktatura sepse shqiptarët kanë dashurinë. solidaritetin, forcën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.