Standard.al

‘Kam prova për ti shkatërruar jetën’ Robert Berisha i përgjigjet Jessica Kadiut…

0

Robert Berisha vazhdon të mohojë lidhje me modelen e Instagram-it, Jessica Kadiun pavarësisht deklaratave të saj se kanë qenë në një romancë dhe se “ka prova mjaftueshëm për t’ia shkatërruar jetën”.

Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u shpreh se nuk e di çfarë ka dashur të thotë Jessica Kadiu me këto deklarata, duke ritheksuar se mes tyre ka pasur vetëm shoqëri.

Ndërsa shtoi se nuk po e beson dot që ka ardhur dita “që femrat të thonë kam qenë i lidhur me një mashkull dhe ai të mos e pranojë”.

“Më përpara, djemtë nxirrnin fjalë për vajzat pa ndodhur asgjë mes tyre, por që të vijë dita të flasin femrat dhe mashkulli të mos pranojë. Jam djalë i shoqërueshëm dhe rri me shumë femra. Është vajë e mirë, e mençur që jeton jashtë, kemi pasur shoqëri por asgjë më shumë. Kur të bëj lidhje serioze, do e marrin vesh të gjithë. Nuk është turp të kesh një femër, një lidhje. Vajzat e reja preken, pse ky thotë kështu. Nuk kam nevojë të tregoj gjë për jetën time private. Nuk po gënjej dhe nuk po fsheh gjë, s’kam bërë ndonjë gjë të keqe. Kur të jem me një femër, do e them. Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me ato postime,”- u shpreh Robert Berisha i ftuar në “Expres Rozë”.

Këngëtari rrëfeu se aktualisht është single, pasi është shumë i përkushtuar tek vajza e tij Renee.

 “Single? Edhe kur kam qenë i martuar kam qenë single. Po, single jam. Kam qenë i zënë me emisionin, pandeminë dhe jam i fokusuar tek Renee sepse kam shumë punë me të. Pas shkolle e çoj më piano, më pas në balet dhe gjimnastikë. Është fëmijë energjik dhe të lodh goxha. Të kisha edhe ndonjë femër nuk do mund t’ia dilja,”– tha ai.

Teksa u pyet nëse do martohet sërish, Robert Berisha theksoi se nuk ka më në plan të bëjë dasmë por thjesht të bashkëjetojë.

“Nuk e besoj që martohem më. E kam bërë një dasmë të mirë dhe do mbetet si kujtim i bukur, ka qenë një lloj party artistësh. Të martohem jo më, ndoshta ndonjë bashkëjetesë sepse jeta është e gjatë,”– përfundoi këngëtari.

Në një intervistë rreth një javë më parë, Robert Berisha e konsideroi një “modele të thjeshtë të cilën nuk do ta ftonte asnjëherë në emisionin e tij”.

Ai tha se  Jessica Kadiu është një vajzë e vogël dhe që nuk mendon gjatë, si edhe nuk do kishte lidhje me një femër, 22 vite më të vogël se vetja.

Megjithatë, duket se Jessica Kadiu ka prova të forta se ka pasur romancë mes tyre.

Madje, ajo është shprehur se ka prova mjaftueshëm për ta shkatërruar atë.

“Nuk ka folur në lidhje me këtë temë dhe as nuk dua. Por tani po ju premtoj të gjithëve, do të flas shumë shpejt dhe gjithçka do të jetë e qartë për të gjithë ju. Unë nuk kam folur sepse ndryshe nga ky njeri, nuk dua të prish reputacionin e askujt. Por unë kam prova të mjaftueshme për të shkatërruar jetën e këtij personi dhe ende e mbaj gojë mbyllur. Mos luani me zjarr dhe prisni të mos digjeni. Askush nuk do të thotë gënjeshtra kur emri im është në gojën e tyre,”- shkroi ajo.

Jessica Kadiu u shpreh se nuk ka gënjyer asnjëherë, sado që Robert Berisha e mohon se kanë në një marrëdhënie.

Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.

Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e të që ai të duket mirë për publikun”.

 “Së dyti, nuk kam gënjeshtare dhe gjithmonë kam qenë e sinqertë me të gjithë ju. Unë kam dashur që jeta ime private të jetë private, por kjo është e pamundur kur vazhdimisht e ke emrin tënd në gojën e njerëzve dhe shikojnë çdo lëvizjen tënden vetëm për shkak të një marrëdhënie të kaluar. Nuk besoj se ia vlen t’ia përmend emrin e tij por një gjë që nuk do të lejoj kurrë është që ky njeri të më bëjë të dukem e çmendur dhe të thotë se kam gënjyer se isha në lidhje me të që ai të bëjë veten të duket mirë për publikun.

Ky person mund ta mohojë sa të dojë por unë e di se ku qëndron e vërteta. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe kjo është arsyeja pse flas hapur. Kjo bisedë për të dhe për mua është bërë shumë bajate dhe dua t’i jap fund kësaj bisede njëherë e mirë. Unë i dhashë fund lidhjes për shumë arsye dhe kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Tani e tutje do të doja të kisha përsëri privatësinë time dhe kjo është hera e fundit që dua që emri im të shoqërohet me këtë person,”- përfundoi modelja. /Panoramaplus

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.