Standard.al

Fshehja e numrit të viktimave të Covid, Bardhi akuza të forta: Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve..

0

Partia Demokratike me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Badhi, akuzojnë Edi Ramën se janë duke përdorur heqjen e vëmendjes me qëllim që të shpëtojnë nga akuzat për manipulim të numrit të viktimave nga Covid-19.

’Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve.

Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.

Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët.

Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës’, shkruan Gazment Bardhi në deklaratën e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.