Standard.al

Dje 71, sot 3! Ç’karikaturë testimesh!

0

Nga Tritan Shehu.

Këto vetëm “testime” nuk mund te quhen!

Në Gjirokastër të enjten u identifikuan 71 raste të reja me Covid, për të premten njoftohen vetëm 3 të tillë, të gjitha këto zyrtarisht bazuar mbi atë numër minimal testesh. Pra brenda 24 orësh, kemi një ulje me 24 herë! E paimagjinueshme dhe e pakrahasueshme kjo!

Dhe kështu ka ndodhur dhe ditë më parë kur nga 47 u kalua në 6 apo nga 31 në 5 e kështu me radhë. Dhe gjithmonë kjo ndodh mbas reagimeve tona, që vënë gishtin mbi “bombën biologjike” rilindase të quajtur “Retro”, përgjegjëse për këtë katastrofë shëndetësore aty…Të nesërmen ulen disa herë si me një çelës poshtë tavolinës. E më tej ngrihen përsëri se trendi i tyre është në rritje.

Këtu qartësisht nuk kemi të bëjmë me testime reale, as me ndonjë metodikë të tyre, as me logjikë shkencore a profesionale.

Rezultate të tilla mund të takohen vetëm në Shqipëri si pasojë e aplikimit të një metodike unike, asaj Rilindase, që mbasi “shpërthen bombën” kërkon të fshehë zhurmën e pasojat e saj me një karikaturë testimesh.

Por në realitet kështu jo vetëm që nuk fsheh dot asgjë, por vetëm fatkeqësisht amplifikon pasojat e rënda të asaj bombe mbi shëndetin, jetën e ekonominë e qytetarëve. Dhe ai Komitet vazhdon të heshtë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.