Standard.al

Vasili: LSI Durrës ka marrë në dorë misionin shpëtimtar për të çliruar qytetin nga mafja rilindase

0

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar nga rrjeti social Facebook, ku e ka quajtur LSI-së në Durrës, misionare e çlirimit të qytetit nga mafja rilindase.

Në statusin e tij në Facebook, Vasili thekson se prurjet e reja në LSI, janë një frymëmarrje e re, një fuqi e madhe pozitive, që shpeton qytetin e Durrësit nga hija e errët e mafies shtetërore të bërë njësh me krimin.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

LSI Durres misionare e clirimit te qytetit nga mafia rilindase.

LSI ne Durres nje frymemarrje e re, nje fuqi e madhe pozitive, qe shpeton qytetin nga hija e erret e mafies shteterore te bere njesh me krimin.

Qytetare te mire, krenare per emrin, profesionin dhe familjen e tyre i jane bashkuar LSI dhe kane marre ne duart e tyre kete mision historik shpetimtar.

Durresi krenari e vetes dhe e gjithe Shqiperise ne mijra vjet sot i mberthyer per fyti nga mafia dhe krimi shteteror kerkon shpetim.

Keta te rinj, te reja, burra e gra misionare te LSI na rikthyen dashurine e venitur per te bukurin Durres dhe shpresen e madhe qe qyteti do tju kthehet serish qytetareve dhe askush nuk do te mund tjua marre dot me kurre.

Mirenjohje per misionin tuaj.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.