Standard.al

Starova: SPAK nuk po jep rezultate, dosjet kryesore nuk dihet ku kanë mbetur

0

Ish ministri i jashtëm Arian Starova i ftuar në Ora News deklaroi se SPAK pavarësisht se është i plotësuar në përbërje nuk po jep rezultate në ndëshkimin e krimit. Ai tha se dosjet kryesore nuk dihet ku kanë mbetur.

Starova: Po të shohim SPAK i cili është i plotësuar në përbërjen e vetë shikojmë që akoma nuk po jep rezultate në ndëshkimin e krimit.  Ende dosjet kryesore nuk dihet ku kanë mbetur në sirtare,dhe natyrisht që duke pasur parasysh këto gjëra ku luhen interesa të mëdha sigurisht që unë nuk pres që kjo qeveri të mund ta bëjë këtë gjë. Madje i gjithë ai zelli i fillimit i cili u duk si një përpjekje e qeverisë së Rilindjes për të ndëshkuar padrejtësitë u shndërrua në një përpjekje të fshehtë për të zvarritur gjërat nga muaji në muaj, nga viti në vit. Dhe ndoshta mezi po pritet që të vijnë zgjedhjet për ta shkarkuar këtë barrë që nuk e çon dot vetë deri në fund.

Starova tha se drejtësia jonë ende nuk ka vënë para bankës së të akuzuarve njerëz të cilët janë të lidhur me aktivitete kriminale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.