Policia në Francë ka bërë kontrolle në shtëpitë e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, dhe ish-kryeministrit Edouard Philippe, si pjesë e hetimeve mbi menaxhimin e krizës së koronavirusit.
Drejtori i shëndetit publik, Jerome Salomon, pararendësi i ministrit Veran, Agnes Buzyn, dhe ish-zëdhënësi i qeverisë Sibeth Ndiaye, ishin gjithashtu objekt i operacioneve, raportonin mediat franceze.
Hetimet vijnë në përgjigje të akuzave se ministrat kanë qenë tepër të ngadaltë në veprimin e tyre dhe janë përpjekur të ulin rëndësinë e mbajtjes së maskave gjatë pandemisë.
Këto janë masat më të ashpra të implementuara në Francë që prej heqjes së izolimit të pandemisë në mesin e majit.