PD dhe LSI “rifitojnë” komisionerët dhe numëruesit

0
143

PD dhe LSI dogjën mandatet në fillim të vitit të shkuar duke braktisur parlamentin, dhe si të tilla, ato u quajtën opozita jashtëparlamentare. Dalja jashtë Kuvendit ju hiqte atyre një sërë privilegjesh, mes të cilave dhe drejtën për të pasur komisionerë dhe numërues.

Por Këshilli Politik jua riktheu këto të drejta, përmes një neni të posacëm në Kodin Zgjedhor, të cilin e shpjegojnë për ABC News dy anëtarët e Rregullatorit, Dritan Caka dhe Muharrem Cakaj.

“Ishte një garanci politike që palët i dhanë njëra-tjetrës dhe i materializuan ato”, thotë Dritan Caka.

KQZ miratoi këtë të premte shpërndarjen e anëtarëve të komisioneve zonale zgjedhore për 25 prillin.

“Dy anëtarë do të jenë të PS, dy do jenë të PD, 1 nga LSI dhe për anëtarin e 7 do hidhet short mes PD dhe PS”, shpjegon Muharrem Cakaj.

E njëjta skemë do të jetë edhe në tavolinën e numërimit, ku PD e LSI do të kenë njerëzit e tyre të besuar.  Në 30 qershor, në mungesë të PD e LSI, KQZ emëroi komisionerë dhe numërues nga shoqëria civile.

/abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here