Debati/Pse nuk është 17 Nëntori dita e çlirimit?

0
185

Pyetja që duhet shtruar fillimisht është: Çfarë duhet të quajmë çlirim? A mund të quhet vendi i çliruar kur nuk ka këmbë pushtuesi në territorin e tij, apo kur pushtuesi nuk ka më në dorë institucionet dhe mjetet kontrolluese të këtij territori?

Nga ky këndvështrim, pothuaj të gjitha vendet në botë festojnë si datë çlirimi ditën kur çlirohet kryeqyteti. Në kryeqytet ndodhen institucionet themelore të shtetit dhe nëse bie kryeqyteti, ka rënë i gjithë vendi. Pra dita reale e çlirimit të vendit duhet të jetë pikërisht 17 nëntori, çlirimi i Tiranës dhe jo ai i Shkodrës.

 

 

 

Nga Ergys Mertiri

Pyetja që duhet shtruar fillimisht është: Çfarë duhet të quajmë çlirim? A mund të quhet vendi i çliruar kur nuk ka këmbë pushtuesi në territorin e tij, apo kur pushtuesi nuk ka më në dorë institucionet dhe mjetet kontrolluese të këtij territori?

Nga ky këndvështrim, pothuaj të gjitha vendet në botë festojnë si datë çlirimi ditën kur çlirohet kryeqyteti. Në kryeqytet ndodhen institucionet themelore të shtetit dhe nëse bie kryeqyteti, ka rënë i gjithë vendi. Pra dita reale e çlirimit të vendit duhet të jetë pikërisht 17 nëntori, çlirimi i Tiranës dhe jo ai i Shkodrës.

Por përse kjo datë u shty, deri në ikjen e diskutueshme të gjermanit të fundit, kur, për më tepër, vetë Enver Hoxha e kish festuar çlirimin që me marrjen e Tiranës, ku dhe hyri triumfalisht me një parakalim pompoz para qytetarëve? Natyrisht, ka një mezash politik në zgjedhjen e kësaj date, dhe arsyeja duhet kërkuar në marrëdhëniet e Enver Hoxhës me jugosllavët.

Duke qenë vasal i Titos, kryetar i një partie të themeluar nga të dërguarit jugosllavë, Enver Hoxha do ti shërbente atij me zell. Përcaktimi i festë çlirimi, në datën kur gjermani i fundit largohet nga hapësira territoriale e tij (jo ajo e mbarë shqiptarëve) dhe jo kur trupat gjermane largohen nga kryeqyteti, është një mesazh për popullin shqiptar i bërë për llogari ndaj eprorit të tij politik.

Duke u ndalur këtu, para se të pyesim se kur iku gjermani i fundit, duhet të shtrojmë pyetjen: Ne cilin vend konsiderohet i larguar gjermani i fundit? Kjo do të thotë ky diskutim, ngre fillimisht debatin se ku mbaron Shqipëria: Në Shkodër apo në Ulqin, Tivar e më tej? Përpara se të shënojë një pozicion kronologjik (29 nëntorin), debati shënon një pozicion gjeografik (Shkodrën). Pra, për Enver Hoxhën, nuk ka rëndësi se kur u largua gjermani i fundit, rëndësi ka se ku ai konsiderohet si i larguar.

Për Enver Hoxhën, Shqipëria mbaron në Shkodër, dhe kjo duhet potencuar. Ndaj dhe çlirimi i vendit duhet konsideruar si çlirim i të gjithë Shqipërisë, jo çlirimi i Tiranës, e as i Ulqinit apo Mitrovicës, të cilat ishin nën juridiksionin shqiptar gjatë pushtimit gjerman. Mesazhi që duhet dhënë është se Kosova nuk është Shqipëri.

Paradoksalisht shqiptarët kanë festuar 29 nëntorin, megjithëse trupat e Mehmet Shehut kanë vijuar ta ndjekin gjermanin e fundit edhe matanë “kufirit”, me pretekstin e nevojës për t’i ardhur në ndihmë partizanëve jugosllavë. Në të vërtetë ata iu ndihmuan komunistëve jugosllavë për të nënshtruar popullsinë shqiptare në Jugosllavi, e cila në këtë moment u ndje më shumë e pushtuar.

Gjithçka është në përputhje me atë çfarë Enver Hoxha ka bërë në çdo aspekt me Kosovën. E gjithë retorika enveriste i ka shërbyer përjashtimit të Kosovës nga vetëdija kombëtare shqiptare. Në librat shkollorë të asaj kohe thuhej se Shqipëria, “atdheu ynë i dashur”, shtrihet në 28 mijë km katrorë, për të cilin gjatë luftës janë vrarë 28 mijë dëshmorë: një dëshmor për kilometër katror (një shifër kjo e flasifikuar pikërisht për këtë qëllim). Asnjë pikë gjak për vëllezërit tanë prej gjaku në Kosovë! Për “vëllezërit” tanë jugosllavë të idealit, po!

Për këtë arsye, zgjedhja e 29 nëntorit si datë çlirimi, dhe jo ajo e 17 nëntorit, motivohet nga një politikë vasaliste pro-jugosllave e antishqiptare. Ajo është një shenjues ideologjik për harresën e madhe të Kosovës tek shqiptarët, harresë e cila vijon të ketë gjurmë të forta edhe sot, megjithë ngjarjet e shumta që na kanë afruar vitet e fundit.

 

 

Box gri ose kolone anash

 

 

Masakra e Tiranës

 

Në qytetin e Tiranës ndodhi një masakër prej së cilës pati disa të vrarë më 4.2.1944. Gazeta “Bashkimi” e datës 4.2.1945 ka pretenduar se nga ngjarja e një viti më parë janë vrarë 41 persona, por të identifikuar janë vetëm 27 emra. Studiuesi Kastriot Dervishi, prej kohësh ka bërë publike, faksimile të hetuesisë së Isuf Devës dhe gazeta “Bashkimi” e vitit 1945 me emrat e personave të ekzekutuar 13 janë të panjohur, 3 italianë dhe 4 jugosllavë. “Pretendimet zyrtare kanë qenë në dy shifra, 84 dhe 110 persona. Njëri prej personave që kishin marrë dijeni për ngjarjen ishte edhe Isuf Deva ishte njeri i afërt i Xhafer Devës, me profesion tregtar dhe nëpunës, i papërzier me luftën apo rrymat politike”. Me kërkesë të Xhaferit bëhet sekretar privat i tij. Pak a shumë kryente funksionin e drejtorit të kabinetit të ministrit për kohën e sotme. Isufi qëndroi në Tiranë vetëm në kohën kur Xhafer Deva ishte ministër. Isufi u arrestua në Zagreb më 11 qershor 1945 nga OZN-a jugosllave dhe dorëzua më 24 nëntor 1945 në Shqipëri. Pas një hetuesie të gjatë, dënohet me vdekje gjykata në Shqipëri dhe më 30 janar 1947 pushkatohet së bashku me Reshat Stërmasin. Në dëshminë e tij mohoi kategorikisht të kishte lidhje me ngjarjen apo të ishte marrë me përpilime listash. Në lidhje me ngjarjet e 3-4 shkurtit 1944 Isuf Deva jep këtë dëshmi: “Në datën 3 shkurt 1944 komunistët i bëjnë atentat dhe vrasin nipin e Xhafer Devës, Fahri Ibrahimi, i cili kishte ardhur në Tiranë për punë dhe nuk merrej me politikë. Me rastin e atentatit që ju bë nipit të Xhafer Devës në Hotel “Dajti” u mblodhën së bashku, Tahir Kolgjini, Hysni Dema, Kadri Cakrani, Xhelal Staravecka, Xhelal Mitrovica, Rrok Nallbani, Mato Murati, Beqir Maloku dhe mandej kur vdiq nipi i Xhafer Devës këta erdhën në shtëpinë e Xhafer Devës nga ora 19.00 për ngushëllim. Ishte disa orë para mesnatës së 4 shkurtit të vitit 1944 kur u përpiluan listat e familjeve e personave të Nacionalçlirimtares mbi të cilin do të binte hakmarrja e terrori. Si u vendos përfundimisht lista në shtëpinë e Xhafer Devës, këta u ngritën dhe shkuan në Ministrinë e Brendshme. Unë shkova në shtëpi. Lista e njerëzve ka dalë nga arkivat e Xhafer Devës. Në orën 22.30 të kësaj nate më thërret Xhafer Deva në Ministri ku dhe shkova. Në zyrën e Xhafer Devës erdhi dhe Kadri Cakrani, Qazim Mulleti dhe Hysni Dema. Xhafer Deva më urdhëroi që të shkoja te Qazim Mulleti i cili me caktoi sektorët e veprimit për hakmarrje, mbaj mend se për këtë natë kishim në dispozicion për të vepruar 200 deri 300 vetë të armatosur të cilët bëheshin nga Regjimenti “Kosova”, të Xhandarmërisë dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit, Qazim Mulletit etj, të cilët u ndanë në vende të ndryshme. Drejtimet që duhej të merrnin i dhanë Xhafer Deva dhe Qazim Mulleti më vete, grupet e armatosura kishin të gatshëm listat e njerëzve që do arrestoheshin. Në këtë terror u arrestuan 320 vetë të cilët qëndronin pranë Ministrisë së Brendshme nëpër burgjet e saj. Përgjegjës për kontrollin dhe arrestimet kanë qenë këta persona: Beqir Maloku, Qazim Mulleti, Mato Murati, Xhelal Staravecka, Hysni Gradeci nga Podujeva, Qemal Mujku nga Mitrovica, Ibrahim Murati nga Mitrovica”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here