Leonora Jakupi ”përplaset” me këngëtaren e njohur shqiptare: Atë që po e bën ti sot, e kam bërë…

0
150

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ka reaguar ashpër pas ftesës së ish-koleges së saj dhe deputetes së PDK-së, Eliza Hoxhës për t’iu bashkuar nismës “Lira ka emër”, që synon ruajtjen e imazhit të UÇK.

Këngëtarja u shpreh se kjo është një ftesë e pamenduar, duke theksuar se atë që deputetja po e bën tani, Leonora Jakupi e ka bërë prej dy dekadash, “por jo nën petkun e një partie politike e as për përfitime.”

Ajo tha se është pjesë e pandashme e TRI shkronjave (UÇK), pasi me këtë emblemë u betua dhe ra për liri babai i saj si edhe dhe shumë dëshmorë të kombit.

Leonora Jakupi

Reagimi i plotë:

Sot deputetja e PDK-se, Eliza Hoxha, përmes emisionit Frontal me ftoi t’i bashkohem fushatës “Liria ka emër” nismë kjo qe ka për qellim ngritjen e imazhit dhe ruajtjen e vlerave te UÇK-s.

Sado e sinqertë që mund të ketë qenë kjo ftesë mu duk e pamenduar nga ana e Elizës.

Elizë atë qe ju po bëni sot, unë e bëj tash e dy dekada, por jo nën petkun e një partie politike e as për përfitime. Tash e dy dekada unë mbrojë vlerën më sublime të popullit tonë e ajo është UÇK-ja.

Me këtë emblemë u betua babi im, me këtë emblemë ka rënë për liri babai im dhe shumë dëshmorë të kombit! Pra, unë jam pjesë e pandashme e këtyre TRI shkronjave.

Nuk pres ftesë për ta mbrojtur UÇK-në sepse këtë e bëj tash e 22 vite.

Madje e kam mbrojtur dhe jam përpjekur për të edhe atëherë kur të tjerët e cilësonin fyerje identifikimin me UÇK-në.

Si përgjigje për ftesën tende, unë po të them Welcome!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here