Standard.al

DENONCIMI i fortë nga avokati: Policë të infektuar me COVID janë urdhëruar të patrullojnë që të përhapin virusin

0

Avokati Altin Goxhaj sapo ka bërë një denoncim të fortë në faqen e tij ku pohon se ka mjaft policë që janë të prekur me Covid-19, por sipas tij kanë marrë urdhër që të vazhdojnë patrullimin. Sipas avokatit, denoncimin e ka marrë nga një polic i infektuar.

“Një lajm shumë i rëndësishëm për të gjithë:

Në Policinë e Shtetit numërohen qindra punonjës policie të rezultuar formalisht (testime pozitive) dhe de facto (kanë simptoma të qarta) por, … ky është lajmo: kanë urdhër të mos izolohen në shtëpi por të bredhin rrugëve në shërbim. Në Komisariatin Nr 1 rezultojnë gati gjysma me Covid por kanë marrë urdhër të patrullojnë si përhapës infeksioni 😉
Burimi i lajmit? Një polic i infektuar!”, shkruante Goxhaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.