Standard.al

Sërish shifrat të larta nga Covid-i/ 694 raste të reja dhe 6 të vdekur në 24 orë

0

Situata e koronavirusit në Shqipëri çdo ditë po rëndohet.

Ditën e sotme janë raportuar rekord rastesh me infektime. Bëhet fjalë për 694 raste te reja, ku rekordin e mban Tirana me gjysmën e rasteve.

Ndërkaq, sot kanë humbur jetën 6 qytetarë nga koronavirusi, mes të cilëve dhe mjeku Ilirjan Draçi.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,560 testime, 351 të shëruar, 694 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ditën e sotme të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                             694

Të shëruar ne 24 orë                          351

Të shtruar në spitale                           412

Humbje jete në 24 orë                        6

Testime ditore                                                2,560

Testime totale                        160,451

Raste pozitive                 29,126

Raste të shëruara          13,804

Raste Aktive                    14,685

Humbje jete                      637

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             7158

Durrës             1182

Fier                   1169

Korçë               844

Shkodër            812

Elbasan             762

Vlorë             686

Lezhë                635

Berat             501

Gjirokastër        439

Kukës                 356

Dibër               141

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.