Standard.al

Ironike deri në dhimbje/ Betonizuesi i Tiranës përkujton 76-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit

0

Nëse ka një akuzë për të cilën vetë Erion Veliaj është plotësisht i vetëdijshëm që do ta shoqërojë gjatë gjithë karrierës së tij politike është dhe do mbetet ajo për betonizimin e Tiranës. Njëriu që erdhi me premtimin për moratorium për ndërtimet në kryeqytet u kthye në kryebashkiakun që ka dhënë më shumë leje ndërtimi. Aq shumë sa me vetëm 5 vite në krye të bashkisë ka tejkaluar edhe ‘maestron’ e kësaj pune, ish-kryebashkiakun më jetëgjatë të Tiranës Edi Rama, sot kryeministër.

Dhe e keqja e këtyre lejeve të ndërtimit nuk qëndron te ngritje e kullave, pasi askush nuk është kundër modernizimit. E gjithë çështja qëndron te dhënia e lejeve pa hesap për këto kulla, ndërsa në shumë raste për hir të tyre janë lënë në hije dhe madje shkatërruar pika strategjike të rëndësishme të historisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj në këto vite të drejtimit të Tiranës ka shkatërruar thuajse të gjitha pikat historike të saj, ndërsa me kullën e re që po ndërton fiks pas zyrave ku qëndron, po ja merr frymën e fundit edhe sahatit të Tiranës.

E ndërsa mban mbi supe këtë përgjegjësi, të duket krej ironike, deri në dhimbje madje, që në ditën e 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës të dalë e të flasë Erion Veliaj për betejat që duhen bërë për mbrojtjen e vendit dhe kryeqytetit. Krejt qesharake dhe tragjike njëkohësisht. Njeriu që mbushi Tiranën me beton, sot flet për mbrojtjen e saj!

Nëse ka një ‘vrasës’ të historisë së Tiranës, ai është padyshim Erion Veliaj!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.