‘Akuzat’/ Reagon kryetari i komunës: Jemi shumë të indinjuar, masakra e Krushës së Madhe jo monedhë kusuri për pazaret politike

0
119

Kryetari i Komunës së fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti në një lidhje live për televizionin “Fax News” ka bërë thirrje që “Masakra e Krushës” të mos përdoret si monedhë kusuri e pazareve politike dhe fushatave elektorale në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, teksa u referohet debateve të zhvilluar në televizionet kombëtare në vend, bën thirrje se në emër të fshatit dhe të familjarëve të vrarë dhe të zhdukur që diskutimi i kësaj çështje i shkon për shtat veçse armikut.

“Masakra që ka ndodhur para 21 vitesh në Krushë të Madhe e orkestruar nga populli serb, nga aparati shtetëror serb, nën programe 100 vjeçare për shfarosje, dëbim masiv dhe ekspansionizëm të tokave serbe edhe pse ato nuk janë të tyre, nëpër territoret tona dardane, nuk është dashur dhe nuk duhet të bëhet një monedhë kusuritje të pazareve politike dhe kryesisht të fushatave elektorale në Shqipëri. Ne si fshat ndihemi të indinjuar, sidomos me programet televizive mbrëmë në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve ishte masakra e Krushës.

Në emër të tërë fshatit dhe të familjarëve të vrarë dhe të zhdukur, ajo çfarë ne kemi humbur këtu nuk do të duhej në asnjë formë të jetë ajo çfarë pretendohet. Ne nuk mund të merremi me një të dhënë të një qytetari shumë të ndershëm, nuk i shkojnë për shtat dhe për të mirë veçse armikut.

Bëj të njëjtën thirrje të gjithë njerëzit që kanë të regjistruara çfarë do lloj dokumentimi të masakrës të kriminelëve, të na japin ato dëshmi, të na i kthejnë, le të bëhet për hir të brezave që do të vijnë. Le të jenë këto dëshmi të dhëna të mjaftueshme që do të plotësonin çfarëdolloj akuze ndaj regjimit të aparatit shtetëror serb.

Ju lutemi historianëve, politikanëve, gjyqtarëve, le të tregojnë të drejtë historinë dhe të dokumentojnë ato në formën më të mirë, në formën shkencore. Në Krushë të Madhe akoma lëndon nga kjo plagë e hapur nga të pagjeturit. Nuk është e drejtë që familjarëve tanë, kemi vuajtjet, kemi humbjet tani të merremi dhe më këto. Mjaft Serbia na bën presion, por të bëhemi të gjithë sa bashku për hir të së vërtetës, për hir të historisë, për hir të gjeneratave që do të vijnë lë të dalë e drejta se krimet janë bërë nga pala Serbe. Krusha fatkeqësisht nuk është e vetmja, por janë mbi 400 vende masakra ku janë vrarë fëmijë të pafajshëm, gra shtatzëna, pleq të pamundshëm dhe akoma për fatin e tyre nuk dihet asgjë.”– tha Hoti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here