Urdhëri “tepër sekret” / Britanikët kërkojnë pavarësinë e Shqipërisë, si do të mbështesin ushtarakisht Ali Pashën

0
129

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

 

DOKUMENTE TE VITIT 1807

Dokumenti nr. 1:

 

Dokumenti i meposhtem eshte nje leter e Ambasadorit britanik në Stamboll, Artur Paget, drejtuar Kapitenit Uilliam Martin Lik, i cili ishte rikthyer per se dyti me mision ne territoret e Pashallekut te Janines. Letra mban daten 19 Tetor 1807 dhe ne krye te saj, per vete rendesine e mesazheve qe permban dhe percjell, eshte vene shenje e klasifikimit “Most Secret”- “Teper Sekret”.

Sikunder del nga permbajtja e materialit, Ambasadori britanik ne Stamboll, ne analizen qe u ka bere zhvillimeve politike neper Europe, mbi bazen e informacioneve te grumbulluara ne rrethet qeveritare osmane dhe ato diplomatike, duket se kishte arritur ne perfundimin se “Perandoria Osmane pritet te terhiqet nga territoret qe ajo zoteron ne Gadishullin Ballkanik”. Kete perfiindim ai e kishte arritur nga marreveshja qe pritej te nenshkruhej mes dy Fuqive te Medha, Rusise dhe Frances, marreveshje kjo qe do ta vinte Perandorine Osmane ne daren e ketyre dy fuqive te medha, duke e detyruar qe te terhiqej nga territoret e saj europiane, ose me sakte nga ato ballkanike.

Por, ngjarjet nuk rrodhen sikunder priste Ambasadori britanik e per pasoje nuk pati rikonfigurim te kufijve osmane ne Ballkan.

Megjithate, nisur nga keto zhvillime te pritshme politike, qe padyshim do te kishin pasoja tronditese politike, politikberesit britanike iu drejtuan Kapitenit Lik, te specializuar e pse jo nga

njohesit me te mire te puneve te Ballkanit, qe ato kohe ndodhej me sherbim ne territoret greke te Peloponezit, qe te largohej dhe te nisej menjehere drejt Pashallekut te Janines per te takuar Ali Pashen, per te marre vesh se cili do te ishte reagimi i krereve dhe popullsise shqiptare ndaj nje invazioni te tille te mundshem dhe a do ta shfrytezonin tre pashallaret shqiptare, ai i Shkodres, i Beratit dhe ai i Janines, terheqjen e Turqise nga territoret e tyre, per te shpallur indipendencen e vendit?

Nese Ali Pasha do te ishte i gatshem te shfrytezonte nje rast te tille, per te shpallur indipendencen e atdheut te vet, britaniket do te ishin te gatshem ta mbeshtesnin, duke i ofruar si ndihme te nevojshme ushtarake nje flote detare me ane te se ciles te ishte ne gjendje te perballonte nje kercenim te mundshem prej Rusise apo Frances.

S’ka dyshim se e tere kjo oferte e rendesishme politike dhe ushtarake nuk mund te ishte as iniciative dhe as perpjekje personale e Ambasadorit britanik ne Stamboll, Paget. Iniciativa, misione dhe oferta per çeshtje te tilla madhore urdherohen vetem prej rangut qeveritar te Ministrit apo Kryeministrit, pasi ketu behej fjale per balanca dhe ekuilibra politike qe cenonin interesa te veçanta dhe te ndjeshme te nje fuqie te madhe europiane, siç ishte aso kohe Britania e Madhe.

Vete fakti qe Ambasadori Peget orientoi Likun qe pergjigjen, pra informacionin per menyren e realizimit te ketij misioni delikat t’ia adresonte personalisht “Sekretarit per Marredheniet me Jashte, (pra Ministrit te Jashtem) z. Cunning”, tregon qarte se “njeriu” i interesuar direkt me kete çeshtje ishte pikerisht Qeveria Britanike.

E themi kete gje, pasi nisur edhe nga propozimi dhe oferta qe iu parashtrua Pashait te Janines, per aleance ushtarake te perbashket me Angline, kunder Frances dhe Rusise, nuk ishte kurrsesi kompetence e nje Ambasadori. Aleancat dhe Marreveshjet nderkombetare kane qene dhe mbeten perhere kompetence e qeverive, te cilat kane tributet ligjore te miratimit dhe zbatimit te politikave te jashtme e nje vendi. Pra, e thene ndryshe, porosite e derguara Kapitenit Lik kane qene kompetence urdheruese e vete Qeverise Britanike dhe konkretisht, e Ministrit te Jashtem, G. Cunning.

Nga dokumenti del qarte impenjimi i qeverise Britanike per te paraprire zhvillimet e mundshme politiko-ushtarake ne kete pjese te Ballkanit, duke ndihmuar ne rastin oportun Pashain e Janines ushtarakisht dhe duke u dhene mbeshtetje edhe pashallareve te tjere shqiptare, per t’i pasur ata aleate ne nje front kunder nje invazioni te mundshem francez.

 

Nr. Arch. 8S411 “Teper Sekret”

 

Madherise se Tij,

Thetis i Paradaneleve

11 Tetor 1807

 

Sir,

Ka shume mundesi qe qeveria otomane brenda nje kohe shume te shkurter te debohet nga zoterimet e saj europiane, si pasoje e marreveshjes qe pritet te arrihet mes Frances dhe Rusise, e cila do te jete e nje rendesie te veçante per Qeverine e Madherise se Tij. Me siguri, qe ndonje nga pashalleqet e varura te pjeses europiane te kesaj Perandorie ka prirje apo mjetet per tfu perpjekur dhe arritur Pavaresine dhe mevetesine e saj, kunder perpjekjeve te Frances apo Rusise vecmas nga njera tjetra, apo të dyjave së bashku.

Prandaj, per keto arsye, une do te kisha deshiren qe me te marre Dispatch-ion (Raportin informues, Informacionin-IK), ju te niseshit drejt e tek rezidenca e Pashait te Janines dhe me te vendosur kontaktin, ne dialogun intim me kete qeveritar,ju duhet t’i deklaroni atij, pa asnje rezerve, friken tuaj per kercenimin qe pret Perandorine Otomane ne Europe. Me kete rastj nese eshte e mundur ju duhet te zbuloni se cilat jane synimet dhe qellimet e ketij Pashai dhe se cili eshte kursi, drejtimi qe ai do te ndjeke ne rast se qeveria osmane do te detyrohet te largohet, pra te terhiqet drejt Kostandinopojes, brenda kufijve te saj aziatike.

Nese ju do te arrini te zbuloni faktin se Ali Pasha ka deshire dhe eshte ne gjendje te mbroje pavaresine e tij, (his Indipendence) ju duhet ta siguroni ate se Madheria e Tij (Qeveria Britanike) do tejete e gatshme dhe do ta mbeshtese ne perpjekjet e tij, duke i ofruar ndihmen e nevojshme, qe sikurse dihet edhe prej atij vete i lipset nje force ushtarake detare, e afte per te perballuar (do flote, qofte Franceze apo Ruse, ni mos po edhe te dyja se bashku mund te dominojne Mesdheun.

Ne rast se takimi i realizuar (me Ali Pashen – IK) do te jete i tille, ashtu sikunder kerkohet dhe pritet nga vete ky mision i juaji, ju nuk duhet te humbisni kohe, por duhet te hapni dhe filloni korespondence menjehere me Komandantin e Forcave Detare te Madherise se tij ne Mesdhe, per te cilin une do te kujdesem te vleresoj punet qeju keni derguar.

Nese nga ana tjeter, Ali Pasha nuk do te kete predispozicionin te degjoje propozimet tuaja miqesore, ju do të vazhdoni megjithate ti thoni atij se, Ju jeni ne lirine tuaj te ktheheni ne shtepi!

Une jam vertet dhe sinqerisht, Zoteri,

Sherbetori juaj me i bindur dhe i ndershem

Arthur Paget.

(Firma)

 

Mundet qe situatat tju shtyjne te qendroni per nje kohe në More, ne rrethana te tilla ju jeni i lutur qe te drejtoni korrespondencen tuaj zyrtare tek Zoti Sekretar, Kaning.

 

[Ne faqen e letres, e cila ka sherbyer e palosur si zarf, ne anen tjeter te shenimit te mesiperm, eshte here shenimi:]

 

Zoti Arthur Paget per Kapitenin Lik

Nisur nga Pardanelet me 19 Tetor 1807

Ne Selanik me 24 Tetor 1807

 

 

*   *   *

 

Dokumenti nr. 2:

 

Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 10 nentor 1807, eshte nje informacion i hartuar prej Kapitenit U. M. Lik mbas realizimit te misionit te tij te pare, mbi bazen e detyrave te ngarkuara prej Ministrit te Jashtem Britanik, George Kuning. Permbajtja e ketij informacioni eshte ndoshta nga me te rendesishmit ne radhen e tere kontakteve te shumta qe perfaqesuesit dhe misionaret britanike kane realizuar me Pashain e Janines.

Raporti ne fjale paraqet vlera dhe interes te vesante, sa per mesazhet qe misionari ushtarak ne emer te Qeverise Britanike, i percillte Ali Pashes, aq edhe per pergjigjet e marra prej tij, te cilat kane nje vlere te rendesishme dhe te paperseritshme ne shume aspekte, sa ne rrafshin historik aq edhe ne ate nacional shqiptar, jo vetem per faktin se ato behen te njohura per here te pare, por mbi te gjitha sepse ato mbartin subjekte me mjaft interes per historine e vendit tone veçmas ne çeshtje qe lidhen me perpjekjet per pavaresi te hegjemonit shqiptar, qysh ne fillim te shekullit XVIII.

Permes ketij “dialogu” te perbashket, per here te pare mesojme mendimet e pashpallura ndonjehere publikisht, synimet dhe projektet e qarta dhe te vendosura per pavaresi te Pashait Tepelenas; mesojme synimet konkrete politike dhe ato ushtarake te Qeverise Britanike ndaj kesaj pjese te Ballkanit Perendimor, pashallekut te Janines; mesojme interesat qe ka patur ajo per nje konfrontim te hapur ushtarak mes forcave ushtarake te Ali Pashes me nje invazion te mundshem francez apo rus mbi to. Aq te vemendshem dhe te shqetesuar kane qene anglezet rreth zhvillimeve politiko-ushtarake ne keto brigje, vesmas per prezencen ushtarake bonaparteske ne keto territore, sa ata jane treguar te gatshem per t’i ofruar Pashait dhe pashallekut mbeshtetje ushtarake ne rastin e nje agresioni te pritshem ushtarak francez. Jo vetem kaq, por shtabet britanike kane shkuar edhe me tej duke premtuar nje aleance dhe front te perbashket me shqiptaret per te kundershtuar me forcen e armeve francezet.

Por, ajo qe i jep edhe me shume vlere qendrimeve dhe reagimeve te Pashait te Janines, jane njohjet e tij te thella rreth situates ne pashalleqet fqinje dhe zhvillimeve politike, jo vetem ne Ballkan, por edhe me gjere ne Europe, çka e ben ate nje partner serioz ne bisedimet dypaleshe me perfaqesuesin britanik.

Permes ketij raporti te hartuar me aq kujdes prej kapitenit britanik Lik, mesojme se me sa vemendje Ali Pasha ndiqte zhvillimet politiko-ushtarake ne Shtate Ishujt e Jonit, kalimet e tyre nga njeri zoterim ne tjetrin, pra nga francezet te ruset dhe mandej perseri te francezet. Ne kete “dialog” ndihet shqetesimi i madh i Ali Pashes qe kishte per garnizonin ushtarak, i cili ndodhej ne fortesen e ishullit Santa Maures (Shen Mavra).

Pozicioni delikat strategjik e per rjedhim kercenimi qe ky garnizon perben per territoret kontinentale te Pashallekut te Janines, ze nje vend te rendesishem ne bisedat mes dy burrave ne kuvend. Me kete rast britaniku ka degjuar dhe mesuar se sa i mirinformuar ka qene Pashai per veprimtarine, dinamiken dhe prezencen e forcave ushtarake franceze ne bazen ushtarake te Korfuzit e gjetke, ndersa ben te ditur per numrin e forcave franceze, te cilat “nuk i kalojne te l000 trupat”.

Nje tjeter problem qe del nga ky “dialog” eshte ai i mosbesimit, dyshimit qe ka patur Ali Pasha ndaj ndihmave ushtarake nga Qeveria Britanike, per te goditur dhe marre fortesen e Santa Maures, siç pretendonte ai, permes nje operacioni te perbashket ushtarak, te forcave britanike dhe te atyre shqiptare. Bashkepunimin dypalesh ne kete operacion, Ali Pasha e kerkonte me pretendimin se forcat shqiptare nuk kishin eksperienca ne te tilla lloj luftimesh, pra “pasi nuk e njohin artin e rrethimit te fortesave”.

Por, nese e shohim me kujdes kete propozim dhe kerkese te Ali Pashes drejtuar britanikeve, duket se nevojen per marrjen e ishullit ne fjale, ai nuk e ka kerkuar per shkak te paaftesise luftarake te shqiptareve te tij, sikunder pretendon ai, por gjykojme se pas saj fshihej nje synim tjeter i Pashait te mencur. Duke degjuar propozimet dhe gadishmerine e britanikeve per mbeshtetje, aleance dhe ndihma ushtarake per te, Ali Pasha duket se ka pasur rezerva dhe dyshime ne ofertat britanike. Mosbesimi i tij lidhej me faktin se oferta te njejta, anglezet i paten bere atij edhe ne vitin 1804, te cilat nuk u realizuan kurre. Nisur nga pervoja e hidhur e asaj te kaluare dhe per te testuar seriozitetin e ofertes britanike, Ali Pasha u kerkoi atyre kete aksion te perbashket per te provuar konkretisht reagimin e tyre dhe si nje gjest konkret bashkepunimi dhe bashkeveprimi ushtarak. Kjo kerkese, duket qarte se me se shumti i shkonte ketij qellimi: te kuptonte nese oferta angleze ishin te verteta apo demagogji.

E thene ndryshe, duket se permes ketij propozimi Aliu kishte kerkuar t’i vinte anglezet ne prove. Gadishmeria e tyre per te pranua propozimin e tij, pra per te sulmuar Santa Mauren, do t’i jepte Pashait nje deshmi per seriozitetin dhe gadishmerine e sinqerti britanike ne mbeshtetje te tij.

Qe kerkesa e Pashait per ndihma ushtarake nga ana e anglezeve ishte nje lloj testimi, mbeshtetet edhe nga analogjite qe bente ai ne vazhdin te bisedes se tij me britanikun, ndersa ky i fundit shprehej se ai:

“arrin te beje dallimin e madh mes propozimeve qe une (Liku-IK) i kisha bere atij dhe gjuhes se fallsitetit e pabesise, me te cilen agjentet franceze flisnin vazhdimisht me te.”

Pra, a qene dyshimet e Pashait ndaj ofertave britanike nje sindrome e pergjithshme ballkanase ndaj te huajve, sikunder mjaft te ashtuquajtur analiste kerkojne ta paraqesin natyren dhe profilin etnik shqiptar?

Vete Liku, megjithese kontradiktor me veten, u jep te drejte dyshimeve dhe qendrimit mosbesues te Pashait ndaj ofertave britanike:

“…une kam arsye te forta te besoj se Ali Pasha nuk i ka harruar zhgenjimet dhe pakenaqesite qe i provoi ne kurriz, kur asnje nga shume prej premtimeve te dhena nga ana e Qeverise sone, me 1804, per oferta ndihmash, favore dhe mbeshtetje, nuk u mbajten. Ne kete rast e kam fjalen per premtimet tona, qe iu dha fjala permes ndermjetesimit te Lord Nelsonit, ndihma te cilat konsistonin ne dhenien e pushkeve, artilerise dhe anijeve luftarake, te cilat do te sherbenin per kontrollin e Gjirit te Artes, qe ne fakt ai priste ne ate periudhe, por nuk iu dhane….”

Pra, nga pohimet e vete Kapitenit del qarte se ishin anglezet ata qe i kishin premtuar dhe mandej e kishin mashtruar Ali Pashen. Ne keto rethana, cdo partner i kesaj natyre, rikthyer per se dyti ne takime dhe biseda, sigurisht qe do te ishte i dyshuar dhe mosbesues per palen tjeter.

Por, ato qe perbejne thelbin dhe faktin me te rendesishem te ketij informacioni jane, padyshim, pohimet e Ali Pashes rreth fatit te territoreve shqiptare me rastin e zhvillimeve te aferta dhe te priteshme politike ne Ballkan, siç mund te ishte nje tentative per pushtim nga ana e francezeve, apo nje terheqje e mundeshme e Turqise prej territoreve te ketyre aneve.

Pohimi i tepelenasit ishte unik dhe padyshim ngre siparin e nje pamjeje te re per historiografine shqiptare. Synimet, prirjet dhe qellimet e tij te shpallura publikisht, perpara perfaqesuesit britanik, kerkojne dhe imponojne te rishikohen edhe nje here qendrimet e deritanishme rreth kohes se lindjes se nacionalizmit shqiptar dhe tendencave per mevetesi dhe indipendence te shiptareve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here