Rudina Jasini: Gjykata Speciale ngre shumë pikëpyetje, procesi në Hagë mund të zgjasë me vite

0
92

Në një lidhje live për Ora News, Rudina Jasini eksperte për të drejtën penale ndërkombëtare foli për çështjen e Kosovës dhe përballjen në Hagë të ish krerëve të UÇK duke u shprehur se procesi gjyqësor mund të marrë vite dhe se gjykata ngre një pikëpyetje shumë të madhe nëse përfaqëson vërtetë vullnetin e popullit të Kosovës.

Jasini: Ne jemi në fillim të një procesi dhe do të marrë kohë sesi do të ndikojë kjo pastaj nëse do të kemi dhe unë uroj të mos kemi fajësi në përfundim të procesit të parë por besoj se mund të ketë dhe procese të tjera që do të priteshin përpara kësaj gjykate, sesi kjo do të ndikojë pastaj te individët por dhe te struktura të caktuara të UÇK, mbetet për tu parë dhe për tu vlerësuar. Pra nuk mund të bëjmë në këtë moment aludime apo të japim gjykime paraprake se cili do të jetë impakti i kësaj gjykate mbi Kosovën. Mund të themi paraprakisht që mënyra sesi është ndërtuar kjo gjykatë ngre një pikëpyetje shumë të madhe së pari nëse kjo gjykatë përfaqëson vërtetë vullnetin e popullit të Kosovës.

Proceset gjyqësore ndërkombëtare karakterizohen nga një kohëzgjatje sepse kemi një proces paragjyqësor dhe ky është procesi ku ndodhet tani çështja Thaçi dhe tre të akuzuarit e tjerë. Si një proces gjyqësor ndërkombëtar duhet te jemi koshient, në letër është një gjykatë vendore por karakteristikat i ka të gjitha të një gjykate ndërkombëtare. Ne nuk pamë asnjë simbol të shtetit të Kosovës në seancat e para dëgjimore. Pra këtu jemi përballë një procesi që do të marrë vite.

Jasini tha se në rastin e Gjykatës Speciale të Kosovës, aspekti paradoksal është që kjo gjykatë do të trajtojë vetëm individët në këtë rast shqiptar, pra nuk është një gjykatë e ngritur për të gjitha veprat penale që janë kryer brenda territorit të Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here