Hoti: Do të nisim bisedimet për zgjedhjen e presidentit të ri

0
130

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisin shumë shpejt bisedimet me partitë politike. Ai shtoi se rruga kushtetuese është e qartë.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, -pohoi Hoti.

Aktualisht postin e presidentes është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila zëvendësoi Hashim Thaçin pas dorëheqjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here