Trump sulmon ashpër John Bolton: Njeriu më budalla që kam pasur në qeveri

0
119

Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump, ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-këshilltarit për sigurinë John Bolton. Me një koment në Facebook, Trump shkruan se ai ishte një nga njerëzit më budallenj me të cilët ai ka punuar.

“John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj me të cilët unë kam pasur “kënaqësinë” të punoj në qeveri. Një njeri i shurdhër, vrenjtur dhe i heshtur që nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare përveç faktit se thoshte: “Jepi, le të shkojmë në luftë”. Gjithashtu, ai nxori në publik në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara. Një budalla i vërtetë!”, – shkruan Trump në Facebook.

Bolton u largua pas përplasjeve të forta me Trump sidomos për politikën e jashtme. Ai e ka akuzuar Trump se ishte impulsiv dhe i papaërgjegjshëm në marrjen e vendimeve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here