Standard.al

Sot PS do hetim parlamentar për raportin e Marty, në 2010-ën Ruçi kundër për komisionin “Tivari”: Jashtë territorit shqiptar!

0

Ndonëse përdorja e turpshme për axhendë poliike nga ana e PS-së,  të luftës së UÇK-së dhe qëndrimeve të palëve për raportin e Dick Marty ka dalë zbuluar si propagandë për disa vota më shumë , vlen të përmend edhe një tjetër detaj në këtë çështje. Pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor për raportin e Dick Marty, duke supozuar dyshimet se pse u votua pro atij raporti, ndonëse çështja është mëse e qartë. Por interesante është të kthehemi pas e të shohim se cili ka qenë qëndrimi i socialistëve për çështje të këtij karakteri që nuk kanë lidhje drejtpërdrejte me territorin e Shqipërisë.

Ndërsa në vitin 2010 Kuvendi i Shqipërisë ngriti nje komision hetimor parlamentar per masakren e Tivarit, ku u vranë 4300 shqiptare te Kosoves pa gjyq.  Gjate seances parlamentare per ngritjen e komisionit ne fjale, Granoz Ruçi, atë kohë kryetar i grupit parlamentar të PS, u shpreh kundër tij duke argumentuar.  “Objekt i hetimit nga komisioni do jetë një ngjarje e ndodhur në një vend që nuk i përket territorit të Republikës së Shqipërisë. Bashkëkombasit tanë një shtet të tyre sovran që të ndërmarrin nisma dhe të vendosin për shtetasit e tyre qoftë për historite e vjetra apo të reja”.

Po sot pse ka ndryshuar qëndrim PS dhe për interesa krejt bajate elektorale kërkon të nis një hetim parlamentar për një çështje që për më tepër është krjetësisht e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë!!!

Në Janar të 2011-ës në Asamble, Shqipëria votoi pro një rezolute, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty. Rezoluta i bën thirrje Eulex-it, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë etj që të ndihmojnë me hetimin. Pra, vota nuk ishte pro raportit të Dick Marty, por pro rezolutës. Rezoluta vetë nuk merrej as me trafikim organesh dhe as me ‘shtëpinë e verdhë’.

Aq pak i besueshëm bëhet ky Komision i pritshëm hetimor sa vetë socialisti Pandeli Majko, me detyrë ministër i Diasporës deklaroi rreth tij se bëhet thjesht për kapital politik.

 

*STANDARD.AL

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.