Shoqërimi i ish-ministrit Islami, reagon Policia: Na shau efektivët … nga Rama

0
109

Policia e Tiranës ka sqaruar sipas saj, shkaqet për të cilat ka shoqëruar në komisariatin numër 2 ish-ministrin dhe ish-deputetin Kastriot Islami.

Sipas Policisë së Tiranës, Islami i ka sharë policët duke ju thënë se ‘jeni të gjithë zagarë  të Ramës’.

Reagimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.

E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.

Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që ‘do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës’!

Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here