Piramida e përmbysur e një raporti Shqipëri-Kosovë-Serbi

0
434

Nga Sonila Meço

E mbytëm me zbulime nga arkiva dokumentesh sekretë, dëshmi të klasifikuara, gjetje shërbimesh sekrete të pikuara, por bindëse nëpër media, kërkime të pandalura nga viti 1999 nëpër zgëqe informatorësh, prokurorësh, diplomatësh e politikanësh, e bombarduam agresorin me rezoluta e qëndrime të drejtpërdrejta në parlamente e organizata ndërkombëtare, u ezauruam në gërrmime dëshmish e faktesh me shtëpi të verdha e ngjyra-ngjyra ndërsa në Hagë rreshtoheshin kokë më kokë ish luftëtarë të UÇK-së, të gjykuar edhe nga dy herë, ndërtuam një mur mbrojtës diplomatiko-politik përreth Kosovës e avancuam axhendën mbarëkombëtare me treg, financa e infrastrukturë shqiptare pa kufij, e shpartalluam me një lëvizje tentativën për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, ndërtuam raporte të shkëlqyera me liderët e Kosovës, duke guxuar të hedhim së bashku në gjyq kriminelët, shpifësit dhe denigruesit ende në pushtet në Serbi dhe në kulminacion të kësaj përpjekjeje epike u gjet një fakt ulëritës mbi implikimin e politikanëve shqiptarë për kontribute, që kanë dhënë në hartimin e dosjeve kundra luftëtarëve të UÇK-së….

Piramida e përmbysur e një raporti Shqipëri-Kosovë-Serbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here