Nga prapaskenat e “Për’puthen” tek paralajmërimi për gjyq, Shqipja na i tha të gjitha: Nuk keni parë asgjë, unë jam…

0
166

Shqipe Hysenaj, 28-vjeçarja e lindur në Zvicër dhe rritur në Shqipëri është konkurrentja e pezulluar e emisionit “Për’puthen”, e cila bëri namin për javë me radhë dhe ra në sy për tipin e saj tepër impulsiv.

Sipas produksionit, Shqipja u pezullua nga emisioni për shfaqje homofobie dhe bullizëm në ekran, ndërsa për “Prive”, 28-vjeçarja ka folur pa dorashka.

Shqipja ka treguar se nuk ka ndërmend të rikthehet më në atë emision, ndërsa pengu i vetëm që i ka mbetur është fakti që nuk e lejuan të sqarohet në publik.

 

Sipas saj, emisioni është real, por jo personat brenda tij.

“Përputhen është real, por personazhet brenda janë komplet show, për mendimin tim. Dhe kush do vijë do jetë kopja e këtyre personazheve, domethënë përsëri show, për mua. Personat aty panë vetëm 5% të Shqipes, nuk kanë parë asgjë. Unë jam shumë e më shumë”- tha Shqipja.

 

Shqipja tregoi se është ofenduar rëndë nga opinionisti, Arian Konomi, i cili e ka quajtur disa herë ‘rrugaçe’, por sipas saj pjesët e emisionit janë prerë.

Pas këtij ofendimi, 28-vjeçarja e ka paralajmëruar opinionistin për gjyq, mirëpo ajo nuk preferoi të tregojë nëse do t’i shkojë fjalës së saj deri në fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here