Standard.al

Dimri i fundit për “Rilindjen”

0

EDITORIAL

Po jetojmë kohë të vështira. Asgjë nuk është si më parë. Pandemia e koronavirusit, pas një pauze në muaj e verës, ka marrë sërish përmasa të rënda me mbërritjen e dimrit dhe tre muajt në vazhdim pritet të jenë një sfidë e vërtetë për sistemin shëndetësor dhe financiar. Kjo vlen njejtë thuajse për të gjitha vendet e rruzullit tokësor.

Por sipas të gjitha gjasave, bazuar në mendimet e epidemiologëve, në pranverën e vitit të ardhshëm gjithka do të jetë ndryshe, mbështetur kjo edhe në faktin se në fillim vit do jetë gati vaksina anti-Covid.

Pra ky mund të cilësohet si dimri i fundit ‘aktiv’ i koronës, pas atij të vitit të kaluar, ku virusi fillimisht u ndje më shumë në Kinë, nga edhe ku doli, dhe më pas shpërtheu në Evropë në muajt shkurt-mars-prill.

Në këto muaj dimri, do duhet durim, kujdes e mbi të gjitha angazhim më të madh të strukturave përkatëse shtetrore për të mundësuar sa më pak humbje jete nga virusi vdekjeprurës. Dhe sic gjithnjë jeta na ka mësuar, sado e vështirë të jetë të zhduket një e keqje, vjen një kohë që ajo do tretet dhe vendin e sj do e zë normalja.

E mira, sado e vështirë të jetë beteja, gjithnjë në fund fiton!

Por kjo sintezë e jetës, vlen specifikisht edhe për një tjetër ‘mortje’ që ka sunduar popullin shqiptar në këto vite.  “Rilindja, sekti që mjeroi dhe zbrazi kriminalisht Shqipërinë nuk ka asnjë dyshim që po jeton muajt e fundit të pushtetit të saj.

 

Pushtetarët e purpurt që për 7 vite e gjysmë e rropën këtë vend si askush më parë, janë në limitet e sundimit të tyre. Deri në 25 prill 2021, dita e verdiktit popullor, mungojnë vetëm 5 muaj.

Janë muajt e fundit të vuajtjes së shqiptarëve. Do jenë ditët e javët e fundit që ky vend do të qeveriset nga një sekt që të vetmin shkëlqim të tij në dy mandate pushtet, pati bashkëpunimin e shkëlqyer me oligarkët. Tenderat dhe PPP-të janë padyshim kryevepra e Rilindjes.

Në 25 prill “Rilindjen” e pret referendumi popullor, data ku do të marrin një përgjigje si asnjëherë më parë për të gjithë të këqijat që i ‘dhuruan’ shqiptarëve gjatë qeverisjes së tyre. Do të jetë një votë plebishitare e cila do të mbledhë bashkë të gjitha pamundësitë e shqiptarëve për të reaguar në këto vite ndaj një regjimi autokrat.

Ky i këtij viti, do jetë dimri i fundit i “Rilindjes”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.