Reagon Kastriot Islami: Ishte Rama që më ndaloi dhe…

0
145

Menjëherë pas lirimit nga policia ku qëndroi i ndaluar për afro 1 orë në komisariatin nr 2 në Tiranë, ka reaguar ish-deputeti Kastriot Islami.

Ky i fundit akuzon kryeministrin Edi Rama si autor të vërtetë të ndalimit të tij.

Islami u ndalua për mosmbajtje maske nga policia, ndërsa po bënte ecje nga Kodrat e Liqenit Artificial në mbrëmje.

‘Jam në shtepi…! Si çdo ditë, po bëja ecjen e përditshme me veshje sportive nga parku i Tiranës në drejtim të shtëpisë… Gjykoj se ishte Edi Rama që më ndaloi dhe forcërisht më izoloi në komisariat për rreth 1 orë e 30 minuta… Sepse ju prezantova që jam Kastriot Islami dhe përsëri përdorën forcën ndaj një profesori dhe një figure publike… ! Me shumë ndoshta do të sqaroj në vijim… Falenderoj të gjithë ata miq që më mbështetën me telefonata dhe mesazhe.’

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here