E premte 13, ditë e keqe për historinë/ Ja 5 raste të çuditshme por shumë të vërteta!

0
178

Këto janë pesë prej historive të marra nga “të premtet e datës 13” ndër dekada, që provojnë se kjo datë ka vërtetë diçka fatkeqe brenda saj.

#1 – Mallkimi i maces së zezë

E premte 13, jo një ditë e mirë për historinë: 5 raste

Në datë 13, të premten, 1969, një mace e zezë u hodh në fushë gjatë një ndeshjeje vendimtare në fund të sezonit midis skuadrave Cubs dhe Metes.

Sipas historisë, macja injoroi skuadrën Metes dhe vështroi në gropën e Cubs për 10 sekonda para se të zhdukej. Cubs u shkatërruan pas asaj loje, duke humbur 18 nga 27 ndeshjet e tyre të ardhshme dhe duke u rrëzuar nga vendi i parë.

#2 – Goditjet e rrufesë

E premte 13, jo një ditë e mirë për historinë: 5 raste

Në orën 13:13, në një të premte të datës 13, një djalë 13 vjeçar dyshohet se u godit nga rrufeja në Suffolk, Angli. Ai mbijetoi dhe ia doli vetëm me një djegie të vogël. Ai djalë me siguri ka historinë më interesante për t’ju treguar miqve çdo të premte, 13.

#3 – Vdekja e Tupac

E premte 13, jo një ditë e mirë për historinë: 5 raste

Në shtator të vitit 1996, Tupac Shakur vdiq të premten, datë 13, pothuajse një javë pasi u qëllua katër herë në makinë. Sidoqoftë, edhe sot e kësaj dite, shumë teoricienë të konspiracionit pohojnë se ai në të vërtetë nuk ka vdekur.

#4 – Rrëzimi i avionit, kanibalizmi dhe një ortek

E premte 13, jo një ditë e mirë për historinë: 5 raste

Të premten, datë 13, tetor 1972, një aeroplan i mbushur me lojtarë rugbi uruguajan u përplas në malet me dëborë të Kilit. Vetëm 27 nga 45 pasagjerët origjinal mbijetuan. Fati i keq vazhdoi: pa furnizime, të mbijetuarit duhej të hanin shokët e tyre të vdekur.

Disa javë më vonë, një ortek vrau tetë të tjerë. Dhe 16 të mbijetuarit e mbetur nuk u shpëtuan deri në fund të dhjetorit. Tmerruese!

#5 – Rrëzimi i “Wall Street”

E premte 13, jo një ditë e mirë për historinë: 5 raste

Një tjetër e premte e çuditshme në tetor. Në vitin 1989, Wall Street kishte një mini-përplasje.

Referuar si “e premtja e zezë”, tregu Down Jones ra gati 7% në një pasdite.

Kjo përplasje e veçantë në “Black Friday” shihet shpesh në histori, si fillimi i recesionit në fillim të viteve 1990.

Tregu duket se ka pasur një reagim negativ ndaj të “premtes 13” për shumë vite.

CNBC raporton:

“Kanë qenë pesë “Të premte, 13” në Mars dhe ato kanë qenë goxha negative për Down Jones Industrial, sipas Kensho, një mjet i analizës sasiore i përdorur nga fondet mbrojtëse”.

Burimi: Esquire, Refinery

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here