Alizoti: Parlamenti kosovar ra brenda, ja pse Gjykata Speciale është tendecioze

0
92

Çështja e arrestimit të ish-figurave kryesore të UÇK duket se prek ende opinionin publik shqiptar, duke u cilësuar si një padrejtësi që po bëhet ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.

Tomorr Alizoti për Ora News ka folur në lidhje me njëanësinë e Gjykatës Speciale të Hagës, duke theksuar se duhet të gjykohet edhe Serbia, sepse sipas tij në rast të kundërt procesi është tendecioz.

Në vijim Alizoti ka shpjeguar se ligjërisht gjykata është votuar nga vetë Parlamenti i Kosovës, duke i lënë hapësirë kështu ndërkombëtarëve për diskutime në lidhje me këtë çështje.

Alizoti: Një gjykatë që gjykon palët në konflikt, teorikisht dhe logjikisht, sepse ligji në vetvete ka një bazë logjike, nëse zihemi ne të dy, nuk mund të gjykojë vetëm njërin, sepse je tendecioz. Po bëhesh i njëanshëm dhe nuk je në kërkim të drejtësisë. Gjykata ka në fokus të saj gjykimin vetëm të shqiptarëve, ky mund të jetë rast unikal. Këtë fatkeqësisht, në teorin ligjore dhe shtetërore e ka votuar i gjithë Parlamenti kosovar. Ndërkombëtarët thonë që e ka votuar i gjithë parlamenti i zgjedhur nga populli.

Këtu ata kanë rënë vetë brenda dhe unë mendoj që ata të paktën mund të ishin të interesuar për interesa madhore të Kosovës ose për pushtetin e tyre, por historikisht shqiptarët dhe fatkeqësisht liderat shqiptarë që për mua bëjnë gjithmonë diferenca nga populli që është ekselent, për pushtetin e tyre, gjithmonë politikën e jashtme e kanë përdorur për veten e tyre. Jam i bindur që as Thaçi dhe asnjë rreth tij nuk e kanë menduar se do të hyjnë vetë brenda, por kundërshtarët e tyre.

Në konceptin ligjor ata mund ta ngrinin dhe mund ta kundërshtonin se përse duhet të gjykohen shqiptarët. Le të gjykohet edhe serbët, pra të dyja oalët që janë në konflikt.

Kjo është politike dhe në këtë është e gjithë aktakuza që kanë ngritur Prokuroria e Beogradit dhe po realizohet. Beogradi nuk ka kaq fuqi, por ka influencë dhe influencë më të madhe ka Rusia në këtë gjykim. Nesër Kosova do të pranojë çdo marrëveshje që do t’i orforjë BE dhe Serbia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here