Akuzat e Gjykatës Speciale/ Rakipi: Viktima po kriminalizohet dhe kriminelët po viktimizohen! Thaçi gaboi kur votoi gjykatën

0
109

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ku ka komentuar gjykatën speciale të Kosovës dhe daljen e sotme përpara kësaj gjykate të Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, për t’u përballur me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rakipi tha se ajo që po ndodh me elitën politike në Kosovë, është një turp dhe se në këtë rast viktima “po kriminalizohet” ndërsa kriminelët e vërtetë po “viktimizohen”, duke i’u referuar serbëve.

“E shoh si një ngjarje shumë negative. Hashim Thaci mund të ketë një million probleme por ka qenë drejtues i Kosovës, që nga dita e çlirimit të saj. Tani lind një pyetje për perëndimin, nëse kjo është mënyra për të larguar këtë klasë politike, kjo është perverse.

Perëndimorët janë ulur në tryezë dhe kanë zgjidhur problemet e Kosovës, me Hashim Thaçin. E kanë bërë Kosovën me këta njerëz, që sot akuzohen. Në raport me serbët që bënë genocide dhe akoma nuk gjenden të zhdukurit, befas na del pas 20 vitesh, që janë këta që kanë bërë krime.  Viktima po kriminalizohet dhe kriminelët po viktimizohen. Ky është një turp i madh!

Hashim Thaçi me shokë, e votuan këtë gjykatë, kjo është kur tregohesh më katolik se Papa. Hashim Thaçit dhe Kosovës, nuk ju duhet kjo gjykatë, sepse është njëlloj si të thërrasësh prangat kundër vetes.

Është një diskutim tjetër, a u ndërtua shteti i të drejtës në Kosovë me Thaçin dhe politikanët aty, unë them se jo. Por, përpara Serbisë dhe kriminelëve të tyre, kjo është një gjë që ne nuk e meritojmë”, tha Rakipi.

I pyetur lidhur me minishengenin Ballkanik, Rakipi tha se është një “krijim folklorik i Ramës dhe Vuçiç” dhe se kryeministri duhet të punojë për të nisur bisedimet dhe për të integruar vendin në BE dhe jo të mendojë për skenarë të tillë alternativë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here