Humb jetën nga Covid-19 shkrimtari i njohur nga Elbasani

0
124

Ka humbur jetën nga koronavirus shkrimtari i njohur nga Elbasani, Dhimo Tarusha.

Shkrimtari ka nderuar jetë jetë pak orë më parë.

Mësohet se Tarusha ishte i shtruar prej disa ditësh pasi ishte i infektuar me Covid 19. Por me gjithë përpjekjet e bëra ai nuk ka mundur t’ia dalë.
Dhimo Tarusha është një nga shkrimtarët e njohur të Elbasanit dhe në mbarë vendin. Ai është autor i mjaft librave dhe krijimtarinë e tij nuk e reshti deri në fund të jetës.

Gëzonte respekt të gjërë në Elbasan.

Humbja ka hidhëruar jo vetëm familjarët e tij, por edhe miqtë dhe të njohurit.

Novelisti dhe romancieri Dhimo Tarusha u lind e u rrit në një mjedis vllah në Ersekë më 28 dhjetor 1947, më pas fëmijërinë dhe gjithë jetim e tij e kaloi në qytetin e Elbasanit.

Tarusha është autor i 20 librave në dy zhanre: në novela dhe në romane. Krahas kësaj ai përfshin në krijimtarinë e tij edhe fushën e monografive letrare dhe jetëshkrimeve për personazhe të shquar të komunitetit vllah e më gjerë.

Në tërë krijimtarinë e tij novelisti e romancieri ka vënë në fokus zhvillimet historiko-sociale, psikologjike e botëkuptimore, në fushën e traditave, zakoneve dhe gjuhës së elementit vllah, duke e lidhur ngushtë me fatet e popullit shqiptar, të shoqërisë shqiptare në përgjithësi me të cilin kjo etni është integruar, duke u bërë pjesë organike, por edhe origjinale dhe e pandarë e saj.

Infoelbasani i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes Tarusha!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here