Standard.al

Zgjedhjet në SHBA ende pa rezultat final, tre shtete vendosin të ndërpresin numërimin e votave

0

Teksa Amerika dhe e gjithë bota është në pritje për të mësuar kush fiton zgjedhjet në Amerikë, numërimi i votave në disa shtete duket se do të ndërpriten deri ditën e nesërme.

Aktualisht, rezultati i zgjedhjeve tani varet nga pesë shtete: Nevada, Arizona, Georgia, Karolina e Veriut dhe Pensilvania.

Nevada, Arizona dhe Georgia kishin lajmëruar se do të përfundonin numërimin e tyre të enjten, por  është shtyrë deri të Premten. Nuk dihet përse kanë marrë këtë vendim, por Arizona dhe Nevada konsiderohen si shtete “fushëbetejë”. Pak orë më orë, mbështetësit e Trump u armatosën dhe rrethuan qendrën e numërimit të votave.

Ndërkohë pritet që të shpallet fituesi ditën e nesërme pasi deri tani, në avantazh është kandidati Joe Biden. Sipas të dhënave të Fox Neës, Joe Biden ka 264 mandate, ndërsa Donald Trump ka 214. Ky i fundit shpalli fitoren në Pensilvani ndonëse nuk ka përfunduar ende numërimi i votave.

Nevada pritet të përcaktojë gjithcka pasi Joe Biden i mjaftojnë 6 mandate për të marrë fitoren si President.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.