Standard.al

Presideni Meta: I bindur se Thaçi, Veseli, Krasniqi do të dalin faqebardhë

0

Pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe konfirmimit të aktakuzave të tij nga Gjykata e Hagës, Presidenti Ilir Meta i ka shprehur solidaritet duke shprehur bindjen se edhe Veseli e Krasniqi do të dalin faqebardhë në këtë proces.

Kreu i Shtetit tha se kjo situatë kërkon unitet kombëtar, duke theksuar se kërkon gjithashtu edhe bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës.

 

 

Sa me e fortë Kosova aq më periferike bëhen efektet e një inskenimi të tillë që ka vite që ka nisur për të bllokuar Kosovën”, thotë ndër të tjera Meta.

Meta: Unitet për këto çështje kaq të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin, dinjitetin dhe interesin më të lartë kombëtar të Kosovës.

Kjo situatë kërkon një bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës për të çuar para procesin e dialogut edhe proceset e tjera. Sa me e fortë Kosova aq më periferike bëhen efektet e një inskenimi të tillë që ka vite që ka nisur për të bllokuar Kosovën, njohjen e saj ndërkombëtare për të vënë në pikëpyetje atë vendim që duhet ta përmendim në shesh të Gjykatës ndërkombëtarë ne 2010, që e vuri Serbia në lëvizje.

Dua të shpreh solidaritet me të gjithë popullin e Kosovës me gjithë institucionet e Kosovës, me Presidentin Thaçi, me Veselin, Krasniqin  dhe familjarët e tyre. Jam i bindur se ata do të dalin faqebardhë nga një sfidë ku u thirrën pas 20 vitesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.