Standard.al

Humbi jetën pas rrëzimit nga ura, i riu nga Përmeti dyshohet se u vetëvra

0

Një 30-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në fshatin Kutal të Përmetit, ku fillimisht u raportua për aksident. Por sipas burimeve, dyshohet se 30-vjeçari ka kryer vetëvrasje.

Endrit Baçi, dyshohet të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga ura. Lartësia prej rreth 10 metrash ka bërë që i riu të gjejë vdekjen e menjëhershme.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe faqja lokale e Bashkisë së Përmetit, duke shprehur ngushëllimet për familjen për ndarjen papritur nga jeta të të riut. Policia po heton për ngjarjen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.