Standard.al

Gjosha: Nga 15 kushte, s’është plotësuar asnjë. Veprim i vetëdijshëm për të bllokuar integrimin e Shqipërisë

Shqipërisë ju vendosën dy kushte kryesore për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Kushtetuesja dhe reforma zgjedhore. Kjo e fundit u godit me prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit

0

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha flet në një intervistë për “standard” mbi veton e Holandës për Shqipërinë në kuadër të nisjes së konferencës s2ë parë ndërvqerirtare me BE-në për negociatat. Gjosha sqaron se vendimi i Holandës erdhi pasi qeveria nuk përmbushi kushtin kryesor të vendosur nga Bahkimi Evropian në mars të 2020-ës për reformë zgjedhore konsensuale. Po ashtu Gjosha i jep përgjigje edhe argumentave të socialistëve sipas të cilëve refuzimi i Holandës ndaj Shqipërisë vjen për shkak të problemeve të brendshme që ka ky vend. Në fund, ish-ministrja e Integrimit komenton edhe qëndrimin e ambasadorit Soreca për këtë çështje.

Qeveria e Holandës zyrtarizuar pak dite me pare vendimin e saj kundër thirrjes së tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Si e gjykoni këtë vendim per te vendosur veton ndaj nesh?

Është një vendim i pritshëm për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në mars të këtij viti. Shqipëria ka dy kushte kryesore dhe më pas edhe 13 kushte që pasojnë e që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, pandëshkueshmërinë e shit-blerjes së votës, lirinë e shprehjes dhe vendimin mbi kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019. Po ajo c’ka i bën vendet të jenë dyshuese është fakti se as dy kushtet e para dhe kyce nuk janë plotësuar, që lidhen me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë dhe reformën zgjedhore, e cila është goditur rëndë me prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit.

Nga ana e saj Partia Socialiste i mëshon argumentit se vendimi i vendeve skeptike vjen për shkak të probleme të tyre të brendshme. Këtë e pohoi edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke theksuar se sipas tij vendi ynë i ka plotësuar kushtet për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare…

Nëse do të ishte që vendet anëtare e dënojnë Shqipërinë për problemet e tyre të brendshme atëherë e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe për Maqedoninë e Veriut. Por kur vendi ynë fqinj është drejt marrjes së datës për konferencën e parë ndërqeveritare, ky është argument i rrëzuar dhe që tregon se vlerësimi vendeve bëhet në bazë të meritës. Rilindja po mundohet të mbulojë paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë duke hedhur topin sërish te palët e treta. Në bilancin e kushteve të kërkura, sot janë plotësuar 0 kushte. Fatkeqësisht kjo është bërë me vetëdije të plotë për të bllokuar perspektivën europiane të Shqipërisë!

Ndërkaq ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka pohuar se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe polarizimi politik po e mbajnë Shqipërinë larg konferencës së parë ndërqeveritare. Si e vlerësoni këtë qëndrim të ambasadorit?

Mendoj që vlerat më të mira BE i merr atëherë kur mundohet t’i afrojë palët drejt dialogut. Ky është një kriter i patjetërsueshëm që ndihmon vendet aspirante drejt anëtarësimit dhe që bën të mundur normalitet në qeverisje dhe në jetën e qytetarëve. Por kjo nuk bëhet vetëm me deklarata, ajo bëhet me veprim konkret!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.