“Ndaloni numërimin”! Mbështetësit e Trump mblidhen duke protestuar në Detroit

0
141

Pak orë pasi Donald Trump njoftoi se ngriti padi për të ndaluar numërimin e votave në Michigan, pasi sipas saj nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit u zhvillua një protestë në Detroit.

Me thirrjet “ndalo numërimin” një grup qytetarësh u mblodhën përpara një qendre numërimi duke protestuar.  Ata u përpoqën që të futën ne qendrën e numërimit, por nuk u lejuan nga policia. Situata është e tensionuar.

Më pas në qendrën e numërimit shkuan edhe mbështetës të demokratëve, të cilët u shprehën se vajtën për t’u siguruar që votat po numëroheshin në rregull.

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump dhe sfiduesit të tij Joe Biden në Detroit ishin të zemëruar, të irrituar dhe të frikësuar të mërkurën, me rezultatin akoma disa ditë ose edhe javë larg.

Shumë mbështetës në bazën e votuesve të Trump u bënë jehonë akuzave të tij  për manipulim duke kërkuar ndalimin e numërimit të votave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here