Topalli: Do ta ndihmoj PD-në. Djegia e mandateve tradhti ndaj demokratëve, Shqipëria sot një demokraci në karikaturë

0
121

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte e ftuar sonte në “News 24”, ku  deklaroi se do ta ndihmojë Partinë Demokratike, duke u bërë palë me atë demokratë, që kanë humbur vendet e punës, pasi PD-ja doli nga parlamenti.

“Mes meje dhe Lulzim Bashës ka pasur gjithmonë diferenca ideologjike. Nuk mund të humbësh dy herë në luftë. Djegia e mandateve ishte gabim, sepse nuk ka ndodhur askund një ngjarje e tillë. Nuk ka tradhti më të madhe sesa djegia e mandateve, sepse ia dhuron të gjithë pushtetin kundërshtarit tënd më të madh, dua t’ju dal për zot atyre njerëzve që janë tradhtuar në kauzat e tyre.

Nuk identifikoj udhëheqjen e partisë me Partinë Demokratike. Unë do ta ndihmoj PD-në. E bëj këtë gjë që demokratët e vërtetë të përfaqësohen realisht. Njerëzit po ikin dy herë më shumë sepse nuk gjejnë shpresë as tek maxhoranca as tek opozita. Jam për qeverisjen e PD-së, por pa Bashën. Partia Demokratike ka sot më pak vota se në vitin 1997. Nuk do bëjmë koalicion me asnjë parti”, tha Topalli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here