Kryemadhi zbulon frikën më të madhe pas 25 prillit për Ramën: Dosjet e koncesioneve, minierave, naftës dhe offshorët

0
112

Znj. Kryemadhi duket se kohët e fundit i keni dalë kundër z.Meta në betejën politike mes tij dhe Ramës. Pse keni vendosur ti dilni në mbrojtje?

Nuk ka nevojë Ilir Meta që ta mbrojmë ne, sepse ai na ka mësuar ne se si të mbrohemi.

Pse Edi Rama duhet të ketë frikë nga Meta?

Sepse mjafton të kthehemi në histori, do të shikoni që çdo gjë që Edi Rama ka pasur dhe ka marrë nga politika, ka ardhur si rezultat i Ilir Metës. Pra Edi Rama është Bërë tre herë kryetar bashkie për shkak të Ilir Metës, që kur ia propozoi Fatos Nanos në atë kohë që ishte kryetar i PS. Nëse e mbani mend greva e artistëve të TOB kundër Edi Ramës, drejtohej nga kryetari i PS në atë kohë Fatos Nano dhe Ilir Meta ishte kryeministër. Fatos Nano ishte bërë pishman që e kishte sjellë nga Parisi, ndërkohë që kurajë dhe forca që Meta i dha Ramës në atë kohë si Ministër Kulture dhe më pas për ta propozuar si kryetar bashkie në Tiranë. Mjafton të ndjekim historikun e tij dhe të tre mandat e bashkisë i ka marrë me suportin e Ilir Metës, jo vetëm politikisht, por edhe në anën infrastrukturore me votat e të rejave dhe të rinjve, të asaj strukture që Edi Rama ua kishte nevojën dhe që Ilir Meta përfaqësonte.

Më pas kemi dhe 2013, kur Edi Rama po të mos ishte në koalicion me LSI do ta kishte të pamundur të fitonte dhe të merrte mandatin e kryeministrit. Ai e di shumë mirë dhe toleranca e Ilir Metës për qeverisjen dhe shumë gjërave të tjera. Në 2017, duke qenë se pati një përkrahje të z. Basha me idenë e një koalicioni të madh, ai grabiti dhe bëri atë paçavuren e famshme të 2017.

Sot Ilir Meta e kupton të gjithë filozofinë e tij antishqiptare. Tashmë atij i është demaskuar i gjithë plani afatgjatë dhe politik i shpopullimit të Shqipërisë, largimit në etapa i të rinjve dhe të rejave, shkatërrimi i shtresës së mesme, varfërimi i pjesës me intelektuale të vendit. Ka ndodhur që shtresën e mesme e ka kthyer në një shtresë të varfër dhe ka monopolizuar dhe pasuruar 3-4 veta që janë klientët e tij. Tashmë kjo gjë jo vetëm që është hapur flagrante, por edhe ka dalë në diell, duket në çdo hartë dhe çdo plan të tij që fillon jo vetëm me ndarjen e kufijve të Kosovës, jo vetëm me marrëveshjen e detit, jo vetëm me koncesione, për të mos vazhduar më pas me strukturën tjetër që unë i them gropa e plehrave që kërkon të bëjë në Shqipëri, sepse fjala incenerator e zhdukin nga fjalimet tona portalet dhe televizionet. Instrumentalizimi, të kthimit të Shqipërisë në një gropë plehrash, jo vetëm për të grabitur paratë, jo vetëm për pastrim parash, por për ta kthyer vendin në një vend të pajetueshëm dhe të pabanueshëm.

Kështu që frika që ka ai, tashmë iu shtua edhe Venecia. Nuk është më thjeshtë frika e Monikës dhe Ilir Metës, është frika e Venecias, është frika e të rinjve dhe të rejave që po shikojnë dhe po thonë se çfarë po ndodh, frika e mësuesve, pedagogëve, studentëve, biznesi, koncesioneve, e SPAK-ut. Sepse SPAK me të vërtetë më 25 prill do të bëjë strukturën e organizatës politike të rilindjes, por pas 25 prillit dy duar për një kokë janë. Do fillojnë të lëvizin, sepse dosjet e koncesioneve, të minierave, të naftës, off shorët janë aty. Frika nga Off shorët nuk mungon asnjëherë. Pra çdo padrejtësi që i bëhet një populli, bëhet nga kushdo, sado të mundohesh ta fshehësh një ditë do dali. Kjo është frika më e madhe që ka Edi Rama, për shkak të emocioneve të veta, të sjelljes psikologjike ndaj Ilir Metës. Ai nuk e përballon dot dhe mundohet gjithmonë ta kalojë me gjëra të tjera.

 

*Shkeputur nga intervista per reporttv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here