Sociologu Tushi: Covid-19 do t’i ndryshojë zakonet që kemi

0
156

Gjinekologu i njohur, Saimir Cenoimeri thotë se të diktuara nga situate e pandemisë së Covid-19, maternitetet janë në komunikim të vazhdueshëm me spitalet Covid në Tiranë. Kjo pasi shtatzania krahas vështirësive të veta, sipas tij rrezikohet edhe në rastet kur nënat mund të jenë të infektuara.

”Shtatzania është një gjendje që paraqet rreziqet e saj. Kur një paciente rezulton positive së pari i ofrohet ndihma sipas protokolleve. Duhet të kuptojmë se nënat dhe foshnjet janë po aq të rrezikuara nga Covid sa edhe pjesa tjetër e popullatës”,- tha Cenoimeri.

Kurse sociologu Gëzim Tushi, solli një tjetër këndvështrim mbi impaktin e pandemisë në shoqëri. Ai u shpreh në emisionin “Java në RTSH” se njerëzimi pritet të kalojë edhe shumë sfida të tjera që e bëjnë shëndetin të rrezikuar.

“Për fat të keq kemi kaluar disa sfida të ëvshtira. Por Covid-19 duhet parë si një pikë kthese për ndryshime të mëdha në Shqipëri. Madje pandemia duhet parë si një goditje e fortë për të ndryshuar zakonet që kemi. Unë mendoj se nga kjo situatë priten ndryshime esenciale edhetë individit në raport me shoqërinë”, tha sociologu Tushi në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here