Standard.al

Në Bruksel ndërgjegjësohen për regresin demokratik në vëndet e Ballkanit Perëndimor

0

Politikat e Bashkimit Evropian deri më tani ka pasur një ndikim të kufizuar në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor. Lidhur me përmbushjene detyrave të përcaktuara për harmonizimin gradual me acquis të BE-së, është bërë e qartë se efektet e dëshiruara nuk po arrihen dhe se vendet e rajonit sepsekëtovëndepo ngecin e madje po bëjnëhapaprapa në fushën e demokratizimit- thuhet në botimin “Demokracia pa institucione vëll. 2 ”nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (QDT).

 

Analizat e kësaj qëndre kanë marrë formën propozimeve politike të përmbledhura përmes 20 artikujve që janë bërë publike në rajon gjatë muajve të mëparshëm dhe përmes qindra intervistave me ekspertë të ndryshëm. Botimi i përmbledhjes“Demokracia pa institucione”vëll. 2 është realizuar sipjesë e projektit të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë dhe fondacioni Ballkan Trust për Demokraci, dhe është id isponueshëm për qytetarët e rajonit.

 

“Hulumtimet e kryera kanë treguar se negociatat mes vëndeve të rajonit dhe BE për kapituj të ndryshëm kanë sjellë një numër ndryshimesh në legjislacion, në ngritjen e institucioneve dhe procedurat e funksionimit tëtyre, por s’kanë çuar në forcimin e institucioneve demokratike dhe praktikave të qëndrueshme demokratike. Barazpeshimi i pushtetit nuk është arritur në asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për më tepër qeveritë kanë ruajtur dominimin mbi parlamentet dhe gjyqësorin ”, thuhet në në këtë studim.

 

Po ashtu,proceset zgjedhorenë vëndet e Ballkanit Perëndimor kanë krijuar gjtë kohëve të fundit tensione të reja politike dhe për rrjedhojë legjitimiteti i dyshimtë iproceseve elektorale ka diskredituar më tej legjitimitetin e të gjitha institucioneve kushtetuese dhe të funksionimi të tyre.

 

“Ndryshimet e kërkuara në kornizën ligjore dhe institucionale dhe përmirësime te nevojshme të institucioneve zgjedhore nuk janë kryer në asnjë nga vendet e rajonit gjatë periudhës së fundit. Keqpërdorimi i fondeve publike në fushatat elektorale dhe dyshimet për financim të paligjshëm e korruptiv të partive kanë vazhduar të rëndojnë proceset zgjedhore dhe të nxisin mos besimin e publikut nëzgjedhje ”, thuhet këtë dokument.

 

QTD ka deklaruar se të gjitha vendet e BP kanë kryer reforma gjyqësore duke u përqëndruar në miratimin e platformave dhe ligjeve bazë, por ende nuk kanë arritur qëllimin e BE- ngritjen e një gjyqësori të papolitizuar dhe të pavarur.“Pavarësisht vlerësimeve pozitive për kryerjen e reformave legjislative, në praktikë – gjyqësori  nuk është imbrojtur nga ndërhyrjet politike ose ndikimii parlamentit dhe qeverisë. Kjo është veçanërisht e dukshme nëpër zgjedhjen e promovimin e gjyqtarëve e prokurorëve, sepse këto procese janë shoqëruar me akuza për paracaktimin e tyre, konflikt interesi dhe zbatim jo konsistent të ligjit. Besimi i publikut tek gjyqësori ka shënuar rënie për shkak të skandaleve të shumta”, ka deklaruar QTD në një njoftim të saj përshtyp.

 

Në dokument thuhet se“kapja e shtetit, korrupsioni endemik, korrupsioni si mënyrë jetese, korrupsioni në të gjitha poret e shoqërisë” – janë disa nga frazat kryesore që përdoren më shpesh nga organizatat e shoqërisë civile, analistët, por edhe organizatat ndërkombëtare, kur përshkruajnë situatën në BallkaniPerëndimor.

 

“Autoritetet kombëtare s’kanë përgjigje të besueshme ndaj kritikave të bëra. Nuk ka vullnet politik për të zbatuar reformat. Presioni nga bashkësia ndërkombëtareka nxitur vetëm miratimin e ligjeve, por ato nukjanë zbatuar fare ose sic duhet. Reagimet repressive të qeverive ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë dhënë rezultate shumë të dobëta ”, thuhet në njoftimin për shtyp.

 

Kur bëhet fjalë për mjedisin mediatik, në dikument thuhet se ai nuk është askund i kënaqshëm dhe të gjitha vëndet e BP vuajnë nga të njëjtat shqetësime: treg mediatik i parregulluar, rregullim joadekuat, vetërregullim i dobët ose inekzistent, ndikimi politik në media dhe një mjedis i pasigurt për gazetarët.Në dokumnet shkruhet se Shtohet të gjitha vendet e BP përballen me përhapjen e keq informimit dhe propagandës, dhe asnjë prej tyre nuk ka mekanizma funksionalë për t’iu kundër vënë këtyre fenomeneve në mënyrë demokratike.

 

“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë në dijeni të të gjithë këtyre problemeve. Prandaj besimi i tyre n ëprojektin evropian është zbehur, pasi është bërë e qartë se anëtarësimi është ende shumë larg dhe se vetë procesi nuk ka mundësuar ndryshime që do të kishin një ndikim domethënës në jetën e tyre. Ndikimi evropian në rajon është dobësuar në vitet e fundit, dhe elitat politike nacionaliste e kanë përdorur këtë kohë për t’u kthyer në retorikën e vjetër dhe për të rritur tensionet rajonale “, për fundon deklarata e CDT.

 

Shënim: ky ështënjë material i marrë  nga një botim i portalit të BE me emrin European Ëestern Balkans ku publikohet një studimi QTD pë rGjëndjen e Demokracisë në vëndet e BP…

 

Përgatiti syrin.net

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.