“Kodi i ri dëmton rrugën europiane të Shqipërisë”, Salianji: Opozita aspak e rriskuar. Asgjë nuk e ndal rotacionin

0
111

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji mendon se Kodi i ri Zgjedhor i miratuar nga maxhoranca nuk e rriskon opozitën por rrugën europiane të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, Salianji tha se të rriskuara janë partitë e reja dhe se nuk ka frymë apo qëndrim të Edi Ramës që e ndal rotacionin.

“Sa e rriskuar ndihet opozita? Aspak, zero. Në këtë situatë është e rriskuar Shqipëria. E rriskuar Edi Rama për përplasje me faktorin ndërkombëtar. Të rriskuara dhe partitë e reja. Nuk ka frymë, nuk ka taktikë elektorale, qëndrim të Edi Ramës që e ndal rotacionin dhe ndryshimi ne pritshëm. Ai është një kod që e dëmton rrugën europiane të Shqipërisë, demokracinë në Shqipëri duke mos i dhënë barazi vote të gjithë qyt, por për opozitën është vetëm një zhvendosje vëmendje.
Pa diskutim është dhe një pjesë tjetër, zhvendosje e Ramës nga marrëveshja e shkruar e qershorit ku mori disa zotime që as nuk i mbajti dhe as nuk i respektoi dhe i implementoi me dhunë në kuvend”, deklaroi Salianji.
Sipas tij, të gjitha partitë e opozitës do të hyjnë në zgjedhje sipas taktikës elektorale që përcakton kodi i ri zgjedhor. “PD dhe aleatët do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet elektorale për maksimalizim të votës. Shqetësuese është periudha deri sa të vijë ndryshimi”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here