Standard.al

Video/ Momenti kur pallati shembet si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë

0

Tërmeti i ditës së sotme në detin Egje, shkaktoi pasoja në disa zona të Turiqisë, ku shumë ndërtesa u dëmtuan.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter ministri Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shrkuan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur 6 ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.

Në video shihen efektet shkatërrimtare të tërmetit dhe njerëzit që vrapojnë të tmerruar në rrugë. Izmiri është i mbuluar nga tymi.

Veç dëmeve të mëdha materiale, ky tërmet shkatrrimtar dyshohet të ketë shkaktuar mjaft viktima, por deri tani nuk ka një bilanc zyrtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.