Para disa muajsh, 44 vjeçari  kaloi  trompozë dhe për këtë arsye qëndroi i shtruar në spital disa  javë.

Por problemi i Gertit filloi kur doli nga spitali sepse ai  jeton i vetëm dhe nuk ka se kush kujdeset për të.

Gjendja e tij sa vjen e vështirësohet sepse ai nuk ka mundësi për të blerë  ilaçet dhe për të qetësuar dhimbjet.

Ka rreth 2 muaj që 44 vjeçari lëngon në shtrat  nga dhimbjet.

 “Kam 75 ditë pa lëvizur nga krevati. Kam pësuar trompozë në këmbë. Dy ditë pa bukë, pa ilaçe vetëm. Isha 30 ditë në spitalin ushtarak, i keni letrat, më sollën të sëmurë këtej. Më thanë do të shtrojmë në spitalin e Beratit por më sollën në shtëpi. Nuk kam as bebelina.

Jetoj vetëm, prindërit më kanë vdekur. Doktorët kanë hequr dorë nga unë, edhe një gjilpërë nuk ma bëjnë. Vetëm me çfarë më ndihmojnë komshinjtë. Të vras veten, kam dhimbje, më ka marrë malli të ngrihem në këmbë. Vetëm një doktor më ka ndihmuar me ilaçe.”

Për të lehtësuar dhimbjet dhe për të kërkuar një mjekim më të specializuar, Gerti telefonon numrin e urgjencës 127 por nga bluzat e bardha merr përgjigjen e prerë:  ‘Mos na telefono më por shko te mjeku i familjes’.

Nga ana tjetër mjeku i familjes e udhëzon të marre në telefon 127.

Urgjenca: “Të kam thënë mos merr më se nuk ta sjell ambulancën. Zotëria do një qetësues të kalojë kohën.”

Mjeku i familjes: Shko në spital, nuk kam çfarë të bëj unë. Merr 127.