Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë dhe ishujt grekë. Raportohen viktima

0
92

Një tërmet i fuqishëm  ka goditur rreth orës 12:50 ishujt grek të arkipelagut Dodekanez, jo larg nga qyteti turk i Izmirit.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se të paktën 4 persona raportohet të kenë humbur jetën. Në një njoftim në Twitter, Koca shtoi se në total, 120 qytetarë turq ishin prekur nga fatkeqësia.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bën me dije se epiqendra ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.6, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit.

Lëkundjet janë ndjerë në gjithë Greqinë jug-lindore dhe në Turqinë perëndimore. Ndërkohë, pamjet e para tregojnë dëme të mëdha në qytetin ne Izmirit,  që ditën e djeshme festonte 97-vjetorin e Republikës Turke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here