Standard.al

Prekëse/ Momenti kur gruaja e gjallë del nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm

0

Pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, ekipet e kërkim-shpëtimit nisën menjëherë punën për të gjetur trupat e personave nën rrënoja. Mediat turke kanë publikuar momentin kur një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Izmir.

Të gjithë personat që ishin të pranishëm duartrokitën këtë moment dhe e pritën me gëzim të madh. Ndërkohë, deri tani raportohet se ka 4 viktima dhe 120 të plagosur si pasojë e lëkundjeve të forta.

Autoritetet turke i bëjnë thirrje qytetarëve që të përpiqen që herë pas herë të mos bëhen pengesë dhe të bëjnë thirrje për për zbllokim trafiku për të ardhë në ndihmë personave që ndodhen nën rrënoja.

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti që zgjati 45 sekonda ishte me magnitudë 6.6 Rihter me një epiqendër 19 kilometra në veriperëndim të ishullit Dode Dodekanezë , ndërsa  thellësia e tij ka qenë 10 km. (A.M/Faxweb.al)

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.