Nuk ndalen autoambulancat drejt spitaleve Covid, te Infektivi presin në radhë për të lënë të sëmurët

0
103

Në oborrin e spitalit “Infektiv” prej ditësh, nuk ka pasur kaq autoambulanca në të njëjtën kohë. Urgjencat që vinin e iknin paraditen e të premtes nuk ndalnin derisa për pak çaste, shtatë prej tyre prisnin në radhë për të lënë të sëmurët me koronavirus.

Rritja e të infektuarve po shton shtrimet dhe po çon drejt mbushjes shtretërit në spitalet Covid. Njëkohësisht dhe ankthin e familjarëve, të cilët përtej rrethimit të karantinës presin lajme për të afërmit e tyre brenda Infektivit.

“Sa kam ardhur nga Berati. Dje e solli ambulanca, bëri edhe kontrollet. Duhet të kemi një gjë që të merremi vesh”, u shpreh një qytetare.

Ndërsa një tjetër qytetare tregon se kishte burrin të shtruar.

“Burri im aty është , ka që të hënën dhe është shumë rëndë. Shpresojmë për më mirë, e kam sjellë nga Durrësi”, tregon ajo.

Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid prej katër ditësh nuk ka rënë nën 280 të sëmurë ndërkohë që kapaciteti maksimal Infektivit është 120 shtretër dhe ai I Sanatoriumit rreth 200.

Ministrja e Shëndetësisë pak ditë më parë deklaroi se me ezaurimin e tyre do të hapet spitali Covid 3 tek ish kirurgjia në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”

abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here