Kumbulla në formacionin e talenteve  më  të shtrejtëve në Serie A

0
95

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit Marash Kumbulla , falë paraqitje të bëra në ndeshjet me Romën, 20 vjeçari ka fituar vendin në formacionin e talenteve më të shtrejtë në Serie A.

Futbollisti shkodran bën pjesën në formacionin më të shtrenjtë U-21 të Serisë të publikuar nga ʺTransfermarkt.deʺ. Mbrojtësi 20-vjeçar gjendet në atë 11-she, përkrah emrave të rëndësishëm si De Ligt, Hakimi, Bastoni Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar “transfermarkt” me plotë 25 milionë euro.

Ajo që bie në sy është fakti se De Ligt  është futbollisti më i shtrenjtë me vlerën 70 milionë euro, më pas vjen Donnarumma me 60 milionë euro, Hakimi i cili ka shkëlqyer me Interin në këtë fillim sezoni me vlerën 50 milionë euro, 10 milionë më shumë nga sa u ble nga Real Madrid.

Osimhen sulmuesi i Napolit i cili u ble me bujë nga Lille dhe po e shpërblen vlerën e tij pas golave të shënuar, vlerësohet 50 milionë euro. Bastoni, Kulusevski dhe Zaniolo vlerësohen me 45 milionë euro. Tonali i Milanit ka një vlerë prej 32 milionë euro. Leao me 28 milionë euro dhe në fund Elijf Elmaz i Napolit me 18 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here