Standard.al

“I pafytyrë”

0

Nga Brikena Bogdo

 

Maska, sa na bën të ngjasojmë me mumjet? Nën këtë trysni lajme vdekjesh, sa jemi të varrosur për së gjalli psikologjikisht, por edhe fizikisht, mendërisht, por edhe shpirtërisht. Mbase jami shndërruar në mumje, të lidhur në fytyrë me fasho dhe të gozhduar në lajme vdekjesh? Mumifikimi, është i lashtë sa bota. 4 500 vjet përpara Krishtit, egjyptianët dëshironin t’i ruanin trupat e të vdekurve, nëpërmjet mumifikimit. Ne sot po mumifikojmë të gjallët, nëpërmjet maskave. Por, si realizohej balsamimi, ose mumifikimi? Në fillim nxirreshin truri dhe rropullitë e kufomës, të cilat laheshin me verë palme. Sot, nxirret truri për ta shpëlarë me dozë lajmesh dhe propagande, për ta trullosur, dehur e çmendur, kryesisht për ta deformuar dhe më pas drejtuar për interesa shtetesh të nëndheshëm.  Pastaj, mumja lihej të notonte për shtatëdhjetë ditë, në një solucion të kriposur. Trupi shndërrohej kështu në mumje. Ai tkurrej, gjer në atë masë, sa lëkura e bërë mavi dhe e fortësuar nuk mbulonte gjë tjetëer, veçse një skelet.

Mbasi të qëndrojmë të mbështjellë me maska dhe fasha, me muaj, mbase dhe me vite, me oksigjen të minimizuar, do të dalim të nxirosur, apo mavi, të gjalle, apo të mumifikuar, këtë nuk e themi dot ende. Më pas, mumja mbështillej me fashëza dhe mbulohej përfundimisht  nga një sasi argjile, që e forconte menjëherë. Maskat, mungesa e oksigjenit, mungesa e lëvizjes, distanca sociale, na ngurtësojnë, po aq sa këto lëndë, që përdornin egjiptianët e vjetër, por në një ndryshim shumë të madh, për së gjalli.

Për ta mbrojtur nga rreziqet e udhëtimit, i vdekuri pajisej me hajmali, midis tyre ndodheshin bubuzhelat, brumbujt e shenjtë të egjiptianëve. Kjo kafshëz e vogël ka zakon të mbruajë me jashtëqitjet një lëmsh, ta rrokullisë për ta futur në tokë, pasi të ketë futur aty vezët e veta. Ky lemsh ishte për egjiptianët simbol i diellit, dhe përderisa dielli lindte çdo ditë, bubuzheli bëhej simbol i ringjalljes së të vdekurve. Mbase, ne sot po shndërrohemi në bubuzhela për të shoqëruar mumjet, që thjesht lëvizin, pa identitet, apo mbase, po glorifikojmë jashtëqitjen, po e shndërrojmë në simbol dielli dhe jete, shëndeti dhe mirëqenie?

Mumja, e pajisur me hajmali dhe e qarkuar me fasha mbi krye, kishte të vizatuar fytyrën e personit që kishte vdekur. Po sa mundet t’i përafrohet një piktor fytyrës së vërtetë? Kjo sigurisht, varet nga aftësia e piktorit. Sot, pikturat mbi maskë janë në modë. Një gjë është e  sigurt, që sot jemi të pafytyrë (apo me fytyrë të pikturuar mbi maska). Mos vallë do të varemi tashmë nga piktorët, sa të aftë janë ata që të na e pikturojnë saktësisht fytyrën?  Apo, mbase do të varemi nga dëshira e piktorëve, nëse duan, apo jo,  të na e pikturojnë saktësisht fytyrën. Mbase piktorët duan të na lënë fare pa fytyrë. Mbase, për shumë pak kohë, nëse e gjithë bota vazhdon me tendencën e maskave, më shumë rëndësi do të marrin piktorët, se sa mjekët, apo politikanët.

Në Shqipëri një nga ofendimet më të rënda është “I pafytyrë”. Maska dhe e pafytyra janë e njëjta gjë? Absolutisht po.

Pëergjatë historisë, dhe në të gjithë globin, shumica e maskave kanë shërbyer për t’u maskuar, fshehur apo ndryshuar identitetin, qoftë në rrethana të veçanta të ritualit dhe teatrit, kryerjes së krimeve, apo maskimin e grave.

Maska simbolizon ruajtjen, por mund të simbolizojë edhe fshehjen. Maskat, si koncept dhe si realizim, kanë qenë tipar i rëndësishëm i karnavaleve venaciane, të cilat janë disa llojesh. Midis tyre e ashtuquajtura “bauta”, që përbëhej nga një kapele e zezë, një vello, një mantel, i cili dyfishohej mbi supe. Por ky kostum bënte të mundur fshehjen e armëve, gjë që detyroi shtetin venecian, të nxirrte disa dekrete, duke i shoqëruar me ndëshkim të rreptë, të atyre që i vinin. Një maskë tjetër ishte ajo e quajtur “maskë memece”, e mbyllur të goja, që mbahej me një buton të shtrënguar mes dhëmbëve. Arsyeja pse quhet maskë memece është shumë domethënëse, nga ana konceptuale, që do të thotë të heqë të drejtën e fjalës.

Maskë që i përafrohej konceptit mbrojtës, që morri më vonë, ishte maska veneciane e quajtur “medico della peste” (mjeku i murtajës), e cila nuk ishte në fillimet e saj një maskë karnavalesh, por një veshje e shpikur nga mjeku francez Charles de Lorme dhe e veshur si mbrojtje kundër murtajës. Kostumi përfshin një pëlhurë të zezë. deri te kyçi i këmbës, doreza mbrojtëse, shami lëkure me një sqep të gjatë, me cep të mbushur me parfume dhe aromatikë, që maskojnë aromat e këqija dhe besohet se luftojnë kundër ngjitjes së sëmundjes nga ajri i keq. Më pas, versionet e stilizuara të kostumit u bënë të njohura në prodhimet skenike dhe festimet e karnavaleve.

Maska e Guy Fawkes është ilustrimi i këtij personazhi, i njohur si autor, i komplotit me barut, atentat për goditjen e House of Lordes, në Londër, në vitin 1605. Një portretizim i stilizuar i një fytyre, me buzëqeshje të zmadhuar, faqe të kuqe, që merr rolin e përfaqësimit të gjerë nëpër protesta, pasi u përdor si element kryesor i komplotit. Më pas, është përdorur si simbol në protesta antiqeveritare dhe antiestablishment, rreth botës

Në shekullin e 19 ndërsa përhapet teoria e mikrobeve, moda fillon të marrë një atmosferë mjekësore, dhe gratë fillojnë që të venë vello, në mbrojtje ndaj pluhurit. Edhe pse studimi i parë që mbron përdorimin e  maskave, gjatë operacionit, është  botuar në vitin 1897, ato janë të rralla, në fund të shekullit. Vetëm në vitin 1920, maskat janë standarde, në sallat e operacionit, dhe gjatë shekullit te XXI studjuesit e mjekësisë vazhdojnë të eksperimentojnë me modele dhe materiale.

Në janar të vitit 2010, një muaj përpara vetvrasjes së tij, stilisti Alexander McQueen tregon një koleksion të veshjeve për burra të titulluar “koleksioni i kockave”, që përmban maska për fytyrën. Në perceptimin e këtij stilisti një njeri që mban maskë është skelet që lëviz. Ndërsa puna e Mc Queen ishte artistike dhe konceptuale, dizajnerët që synojnë tregun kinez, gjithnjë e më shumë, përfshijnë maska të shitura si pajisje në modë së bashku me çanta dhe bizhuteri dhe kjo në disa koleksione të vitit 2014-2015 dhe 2019-2020. Në vitin 2018 këngëtarja Arjana Grande përfshin maska për fytyrën, në formacionin e mallrave që mbështesnin albumin e saj “Sëeetener”. Sot, qepja e maskave të fytyrës dhe mburojave kirurgjikale me shtypjen 3D, bëhet versioni i shekullit të XXI  të maskave.

Pra, maska është një koncept shumë i gjerë, duke filluar nga mbrojtja e mikrobeve, heshtja, memecëria, fshehja e armëve, fshehja e identitetit, komploti, protesta, reagimi, simbolika e vjedhjes, mumifikimi, interesa shtetesh të nëndheshëm. Por, sot, maska është më e keqpërdorur konceptualisht dhe realisht, më shumë se kurrë.  Komuniteti i mjekëve është vënë përballë njëri-tjetrit duke u kundërshtuar, për ekzistencën, apo jo, të pandemisë, të përdorimit të maskës, apo jo. Sot, mbarë bota, po përfshihet nëpër protesta, kundër masave shtrënguese dhe shkeljes së të drejtave themelore.

Pyetja ime është e thjeshtë. Përse duan, të na mumifikojnë për së gjalli? Për sa kohë, maska, historikisht, ka qenë tepër e diskutueshme dhe vazhdon të jetë tejet e diskutueshme. Mjekët tregojnë, që jo çdo lloj maske bën efekt, në të kundërt nëse nuk është kirurgjikale dhe po kaloi kohën prej katër orësh, ajo shndërrohet në kancerogjene. Tashmë e dimë që qelizat kancerogjene janë qeliza pa oksigjen. Me maska nuk arrijmë të oksigjenohemi plotësisht. Ne emër të jetës dhe në mbrojtje të saj, vendosim maska që të mos marrim dot fryme, apo ta minimizojmë marrjen e oksigjenit.

Maska konceptualisht dhe historikisht do të thotë fshehje identiteti.  “No face”, “No Identity” (të pafytyrë=të paidentitet”. “Yes  Masks”, “Yes Numbers” (pro maskës=pro shifrave).

No face, no name, no number. Mbase kjo është rradha që ne presim qe të ndodhë?

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.