Standard.al

Grabitje me armë në Roskovec

0

Një grabitje me armë  ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Roskovecit.

Ngjarja ka ndodhur në Roskovec dhe denoncimi ka është bërë nga pronarja e dyqanit, e cila deklaroi që në Polici, se dy persona e kërcënuan me një send i cili ngjanonte me një armë , dhe më pas morën nga bizesi një sasi  sendesh të çmuara.

Njopftimi i Policisë:

Rreth orës 14:35, shtetasja D.V,  ka njoftuar se në dyqanin e saj me artikuj të ndryshëm në qytetin e Roskovecit, dy persona të pa identifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak  dhe janë larguar.

Policia me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon me kqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.