Standard.al

Ekspertja: Tirana rrezikon mbylljen e dytë. Ja zonat e nxehta që po vëzhgohen

0

 

Rritja e rasteve të reja pozitive me Covid-19, ka bërë që të hidhet ideja e një mbyllje të pjesshme, ku janë vatrat më të mëdhaja të infeksionit.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini deklaroi se  disa zonma në Tiranë , rrezikojnë të mbyllen.

Sipas ekspertes, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës, për të mos shkuar në karantinë totale.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave. Rikthimi karantinës gjeografike apo totale…po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh. Do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret. Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivet te të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç,”– tha ajo.

Numri i të infektuarve sa vjen e rritet çdo ditë në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 3 viktima dhe 319 të infektuar. Nga ana tjetër, Mira Rakacolli, zv/minister e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik ka bërë me dije se masat janë shtrënguar. Dje u lajmërua për mbylljen e universiteteve për një muaj, të cilët do ta zhvillojnë mësimin online dhe për mbylljen e konvikteve. Në diksutim janë edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish0Bllokut, pas orës 22:00, gjithmonë nëse masat nuk zbatohen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.