Bullizoi gjithë trupën e policisë/ ‘Polic ke qenë, polic ke mbetur’ Lleshaj kërkon…

0
126

Se çfarë mendimi ka ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj për mijëra policë që drejtohen politikisht (por edhe direkt) prej tij, u mësua në seance e fundit në parlament.

I vetë-dalë nga kontrolli psikik në një debat me deputetin Murrizi, ai bullizoi gjithë trupën e policisë me fjalët; “polic ke qenë dhe polic ke mbetur… polic”.

Pas kësaj rrjeti shpërtheu në revoltë dhe qindra duke përfshirë, edhe gazetarët të njohur të kronikës të cilët i kërkuan që të kërkojë falje.

“…Polic ke qenë dhe polic ke mbetur…polic..”

Kjo është deklarata me përçmuese dhe bulliste e nxjerrë nga një ministër i Brendshëm, për mijëra efektivët e policisë që ka nën yqëm. Deklaratë shkatërruese që dhe vetë ministri i Brendshëm nuk i mer seriozisht trupën policore.

Respekt për çdo punonjës policie që kryen detyrë nga mëngjesi e deri në të ngrysur vonë, orar pa orar, ngrënë pa ngrënë dhe veshur pa veshur.

Respekt për çdo efektiv që kryen detyrën me vendosmëri dhe lufton krimin. Sa për ministrin Lleshaj vetëm një fjalë:

`…Tek gaveta e ushtrisë ke qenë, tek gaveta paske mbetur…`. Llesh kërko ndjesë….”, shkruante sot gazetari Elton Qyno.

Pas gjithë kësaj furtune dhe si duket pas ndonjë britme të kryeministrit Rama të cilit i duhen uniformat blu pë mandatin e tretë, këtë të premte ministri Lleshaj është përpjekur që të korrigjojë skandalin me deklaratën e tij, duke kërkuar nga qeveria rritje rrogash për uniformat blu.

“Pandemia është përballuar nga dy lloj bluzash, bluzat e bardha dhe bluzat blu. Policia e Shtetit ka qëndruar nga dita e parë, jashtë në rrugë, në pikat e kalimit kufitar, duke u përballur pandeminë. Nëse do kishte hapësirë do duhet të kishte një rritje apo trajtim financiar për këtë kategori aq sa do të ishte e mundur”, tha ministri në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here